status:
Dyshek gjysmë-dyshe Silentium, susta xhepi, i bardhë, 120x200x30cm
| Numri i produktit: | MAR-200010114 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | FolejaHome |
€ 239 00
Përfshinë TVSH 18%
-21 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Ky dyshek ka susta xhepi dhe është njëanësh.
Një person që fle shëndetshëm ndryshon pozicionin e gjumit deri në gjashtëdhjetë herë gjatë natës (për të shmangur dhimbjet e muskujve dhe kyçeve). Mundësia për të ndryshuar pozicion pa pengesa është kusht i domosdoshëm për një gjumë të mirë. Shpërndarja e barabartë e presionit parandalon dhimbjet në trup aty ku ka më shumë presion (shpatulla, ije, thembra) dhe garanton qarkullim të mirë të gjakut.
Ky dyshek gjysmë-dyshe përfshin teknologjinë e sustave të pavarura, një nga llojet më të njohura të dyshekëve. Zemra e dyshekut përbëhet nga shumë susta të pavarura të futura në një pëlhurë cilindrike, xhepi. Çdo sustë është e lidhur fort me sustat ngjitur. Kjo teknikë mundëson që sustat të lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo teknikë komplekse bën që dysheku të përshtatet me formën e trupit.
-----------------------------------------------------------
SPECIFIKIMET:
Përmasat: 120x200 cm.
Lartësia e dyshekut: 30 cm.
• Sipërfaqe 100% poliester e thurur
• Një shtresë pambuku Cellucotton (3000 numër mbushjeje) siguron izolim dhe forcim mes sustave dhe materialeve të sipërfaqes.
• 1cm pambuk shumë i butë
• 3.5cm shkumë me valë me specifika 20kg/m3
• 2cm shkumë 25kg/m3
• Një shtresë mbushëse me pambuk fibër poliestër me specifika 200g/m2
• Susta xhepi me lartësi suste 25cm dhe specifika tel metalik Φ1.8mm—2 (dy) rreshta sustash xhepi rreth perimetrit me dimension Φ2.2mm
• Një shtresë mbushëse me pambuk fibër poliestër me specifika 200g/m2
• Një shtresë pëlhure e thurur me trashësi 170g/m2 që, falë ndërtimit të saj, maksimizon komoditetin dhe 'frymëmarrjen' e dyshekut
FORTËSIA: 2/5
-----------------------------------------------------------
MIRËMBAJTJA:
• Ekspozoni periodikisht dyshekun në diell për ajrosje të duhur
• Lini dritaret hapur për 30 minuta çdo ditë për të larguar lagështinë, sidomos gjatë dimrit që është shkaku kryesor i erës së keqe të dyshekut
• Mos e përkulni dyshekun sepse ka rrezik të deformimit dhe shkatërrimit
• Mos e përdorni si 'trampolinë' nga fëmijët
• Mbajeni të thatë
• Lani çarçafët në temperatura të larta dhe hekurosni mirë për të vrarë mikroorganizmat dhe vendosni të thatë mbi dyshek
• Mos hekurosni mbi dyshek
• Mbrojeni nga lëngjet dhe pastroni vetëm lokalisht me pastrues të veçantë
• Baza e dyshekut duhet të jetë pa dalje, kthesa dhe gunga. Duhet të jetë në një sipërfaqe të drejtë
-----------------------------------------------------------
PËRPARËSITË:
• Paketim me rrotullim për transport të lehtë
• Mbrojtje nga insektet si marimangat etj.
• Ajrosje
• Anatomik
-----------------------------------------------------------
** Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga paraqitja fotografike në ekranin tuaj.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i copave | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 copë | 30 | 28 | 0.135 | 0 | 0 | 1 | 1.32 | 0.32 | 0.32 |
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu