status:
KUSHTET E PËRDORIMIT – KES GROUP
Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të KES GROUP dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur nga në mes të: KES GROUP LLC (këtu e tutje “KES”), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës – ARBK, me numër unik identifikues 811872911 dhe adresë në: Rruga “Ahmet Krasniqi”, 10000 Prishtinë Republika e Kosovës; dhe Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”); Individualisht i referuar si “Palë”, dhe së bashku të referuar si “Palët”.
Pjesa Hyrëse dhe Recitalet
Fillimisht, faleminderit që keni zgjedhur të përdorni platformat e KES, shërbimet dhe produktet tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohen si “Shërbimet”.
Ky dokument është hartuar me qëllim që të njoftoheni me dispozitat të cilat në aspektin juridik, definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që Kushtet të jenë sa më të kuptueshme, në to do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe KES. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshillë profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme. Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe KES.
KES në kuadër të aktiviteteve të saj konsumatorëve iu ofron mundësinë e blerjes së produkteve të ndryshme përmes platformës online www.foleja.com, nën kushtet e përcaktuara në këtë këto Kushte, respektivisht në këtë Kontratë dhe çfarëdo pjese shtesë të miratuar nga KES (“platforma”);
Në kuadër të shërbimeve të saj KES do të ofroj platformën e avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga kompani të ndryshme por edhe vetë KES, ose nga palë te treta te kontraktuara nga KES, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të KES një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat kanë interes të bëjnë blerjen. (kolektivisht të referuara si “produktet”);
Platforma është tregti elektronike (online), ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blej online dhe dërgesa të bëhet në vendin e kërkuar, nën kushtet e përcaktuara në këtë Kontratë.
Dokumenti i paraqitur ndër të tjera përcakton edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.
Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe. Në rast se Përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim te mëtejshëm të saj.
Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte.
Nga sa u tha më lartë, Palët kanë rënë dakord si në vijim:
Nocione dhe përkufizimet
Përveç kur përcaktohet ndryshe nga konteksti, për qëllimet e këtyre Kushteve, termet e mëposhtme do të kenë këto kuptime:
“Kushte” nënkupton pjesët e listuara në këtë dokument, i cili ndryshe mund të referohet edhe si Kontratë apo Marrëveshje.
“Afatet” janë limitet kohore që KES i vendos për liferim të produktit, pagesë, ndryshim parametrash, anulim të blerjes, kthim të mallit, riparim ose ngjashëm.
“Ditë pune” është çdo ditë e vitit, përveç vikendeve dhe ditëve të festave zyrtare në Kosovë, në përputhje me Ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.
“Ditë” nënkupton çdo ditë kalendarike.
“Përdorues” nënkupton secilin shfrytëzues të platformës dhe në rastin kur përdoruesi blen produkte, ai trajtohet si konsumator. Për qëllime të këtyre kushteve të përdorimit, termet “përdorues”, “konsumator” dhe “klient” përdoren për të njëjtin person.
“Legjislacion i zbatueshëm” nënkupton legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos konsumatorit, KES ose Ofruesit.
“Produkt” nënkupton produktin e lejuar për qarkullim në tregun e Kosovës, për të cilin Ofruesi është importues i ligjshëm, ka paguar detyrimet tatimore dhe doganore dhe e ka në pronësi të tijën për shitje ndaj palëve të treta. “Produkt” dhe “Mall” janë sinonime.
“Platformë” nënkupton faqen online www.foleja.com apo te tjera ne pronësi te KES.
"Rimbursim" nënkupton kthimin e pagesës Konsumatorit për shkaqet e përcaktuara në këtë kontratë.
“Ofruesi” nënkupton furnitorin e produkteve i cili të njëjtat i plason, respektivisht ekspozon në platformë.
“Kthim” nënkupton kthimin e produktit të blerë pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njëjti sheh se produkti përmban të meta. Afati i kthimit është brenda një dite pune (24 orë). Kthimi nuk ka të bëjë me çështje të garancionit të cilat trajtohen ndaras në këto kushte. Produktet nuk mund të kthehen në KES nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti të meta të cilat i ka shkaktuar prodhuesi.
“Përgjegjësi e përjashtuar” nënkupton se KES nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë nga veprimet e bëra nga palët e treta, gjatë transportit të mallit apo veprime të tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kësaj kontrate.
“Nënshkrimi Elektronik” nënkupton dhënien e emrit dhe mbiemrit e cila do të shërbej dhe do të ketë kuptimin e nënshkrimit elektronik.
Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
1. Të drejtat intelektuale dhe industriale
Tërë përmbajtjen e internetit, duke përfshirë, indikativët/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dalluese, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, janë në pronësi të KES dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Republikës së Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura të palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose palë tjerë të treta, për të cilat KES në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër.
Rrjedhimisht, nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim të përmbajtjes në tërësi ose në pjesëve të faqes së internetit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa para pëlqimin me shkrim nga KES. Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypje ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes sipërpërmendur është i lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.
2. Qëllimi
Platforma dhe të gjitha faqet e internetit të ofruara nga KES do të përdoren për qëllime të ligjshme afariste dhe në një mënyrë që mos të kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e internetit duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje të internetit dhe të shtrihet/afektojë KES.
Në rast se KES e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e Përdoruesve të detyrimeve të tyre, Përdoruesi do të kompensojnë KES në përputhje me rrethanat respektive.
3. Lidhje me WEB faqet e Palëve të Treta.
Platforma dhe faqja e internetit e KES iu mundëson vizitorëve/përdoruesve të saj, të transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqet e internetit të palës së tretë. Përmbajtja e këtyre faqeve të lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. KES nuk garanton disponueshmërinë e faqeve të tilla të internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve të internetit (të palëve të treta) të sipërpërmendura. KES dhe platforma ofron lidhje me faqet e tjera vetëm si një lehtësi për vizitorët/përdoruesit dhe përfshirja e ndonjë lidhje me këto faqe interneti në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohet se përbën ose nënkuptojnë një ndërmarrje, garanci, nxitje, ose miratim nga KES për përmbajtje ose cilësi të shërbimeve të ofruara prej tyre.
4. Kufizimi i Përgjegjësisë
KES bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga Platforma të jenë të plota, të sakta, të rifreskuara dhe të qarta, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkërisht. Rrjedhimisht, KES nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonese, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi te shkaktuar vizitorëve/përdorues për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.
Përmbajtja e faqes së internetit nuk përbën këshilla financiare, ligjore apo të tjera, nxitje, apo iniciative për të kryer një investim apo ndonjë transaksion të mundshëm dhe KES në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë përdorim të internetit nga ana e vizitorëve/përdoruesve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.
KES poashtu do të përjashtohet nga përgjegjësia dhe nuk do të konsiderohet përgjegjëse për çdo dëmtim, vonesë apo çfarëdo lloj ndikimi tjetër në produktet e porositura nga konsumatorët. Kjo përgjegjësi përcaktohet dhe largohet nga KES në momentin kur e njëjtat produkte e porositura i kalon tek kompanitë që merren me transportimin e tyre (postat). Pavarësisht kësaj, KES do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që këto kompani të transportit të mbajnë përgjegjësi dhe të kompensojnë konsumatorët për dëmet e shkaktuara gjatë transportimit.
5. Siguria
Qasja në faqen e internetit mundësohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e KES. Përdoruesi i faqes së internetit dhe platformës është vetëm përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshme për qasje në këtë faqe interneti. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit e tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq, përfshirë ruajtjen e të dhënave të tyre financiare.
KES bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë të jenë marrë për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar qasjen në faqet e saj të internetit, në mënyrë për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar, por ajo nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshme dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar softuer-ëve, pajisjeve, dosjeve të përdoruesve të lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.
6. Të dhënat Personale dhe mbrojtja e tyre.
1. KES do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
2. KES nuk grumbullon nga klientët potencial kopje të dokumenteve personale ose çfarëdo dokumenti tjetër. Në rastet kur KES dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, KES mund ti kërkoj përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshij nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga Përdoruesi. KES nuk do t’i transferoj të dhënat personale palëve të treta.
3. Në momentin që një palë e tretë vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga KES, pala e tretë pajtohet që në lidhje me këto të dhëna personale të veproj në tërësi në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të njëjtat t’i fshij menjëherë duke lajmëruar rastin tek KES.
4. Kjo faqe e internetit përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqe të tjera interneti të operuar nga palët e treta. Vizitori/përdoruesi i kësaj faqe interneti të zgjedh ose jo për të ndjekur lidhjet në faqet e internetit të palës së tretë, KES në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura.
6. Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqeve të internetit të KES dhe platforma kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me to dhe të drejtë të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla. Në secilin rast, vizitori mund t’i drejtohet me kërkesë me shkrim përmes e-mail të KES për të fshirë të dhënat personale të dhëna në KES.
7. Politika, Procedurat dhe Parimet Cookies.
Një "cookie" është një tekst i vogël dosje i cili është dërguar dhe ruajtur në kompjuterin tuaj ose ndonjë pajisje të tjetër që ju mund të përdorni për të hyrë në internet, çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti, pa mbledhur asnjë informacion në lidhje me dokumentet apo dosjet në pajisjen tuaj.
KES përdor "cookies" për shumë arsye të ndryshme, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më efikas për vizitorët/përdoruesit. KES kryesisht përdor "cookies", të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqes sonë të internetit si dhe "Cookies" përdoren për qëllime statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e faqes sonë të internetit (p.sh. numri i vizitorëve, kthimi, frekuenca e vizitave, parapëlqimet e përdoruesit etj).
Përdoruesit e faqeve të internetit zakonisht janë të ekspozuar para kërkesës për të pranuar "cookies". Rrjedhimisht, në qoftë se ju dëshironi të ndryshojë mënyrën se si funksionon shfletuesi i juaj i internetit, qoftë për të njoftuar ju në lidhje me përdorimin e "cookies", ose për të bllokuar "cookies", ju duhet të ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj të internetit.
Duhet të theksohet se mos pranimi i "cookies" mund të kufizojë ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe informacione nga KES.
8. Mënyra e Komunikimit
Ju keni mundësi të zgjidhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera.
9. Njoftimet informuese
Njoftimet informuese dërgohen me qëllim për të ju njoftuar me produktet e reja, ofertat apo zbritjet si dhe çështjet e tjera që lidhen me produktet e ofruara. KES poashtu mund të dërgoj njoftime informuese lidhur me ndryshim apo shtim të kushteve të kësaj Kontrate. Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga ne, na kontaktoni direkt përmes emailit [email protected] . Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe klikuar tek Preferencat e komunikimit (aty ku aplikohet).
Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të çregjistroheni duke klikuar në linkun “çregjistrohu” apo “unsubscribe” (aty ku aplikohet).
10. Revokimi i Pëlqimit
Nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transferim apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
11. Hyrja në fuqi
1. Kushtet hyjnë në fuqi dhe krijojnë relacion kontraktual (“Kontratë”) kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
1.1. Në datën e nënshkrimit të saj (elektronik apo fizik) nga të dyja palët; ose
1.2. Kontrata do të konsiderohet të ketë hyrë në fuqi në momentin e regjistrimit të përdoruesit në platformë dhe pranimit të kushteve të kësaj kontrate; ose
1.3. Kontrata konsiderohet se ka hyrë në fuqi edhe në momentin e shkëmbimit të saj përmes postës elektronike dhe konfirmimit nga Përdoruesi se i ka pranuar kushtet e të njëjtës.
2. Për shmangie të çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate do të konsiderohet momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.
3. Kushtet mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi mbetet i regjistruar si përdorues i KES ose në rast se përdoruesi vendos të çregjistrohet dhe të paguaj çfarëdo detyrimi të mbetur ndaj KES.
12. Kushtet e veçanta për blerje të produkteve
1. Produktet e ofruara nga KES për shitje tek Përdoruesit janë produkte të cilat janë vendosur në platformë dhe në dispozicion sipas specifikave të vendosura në platforme. Për qëllime të shitjes, respektivisht blerjes së produkteve, Përdoruesi do referohet si Konsumatori.
2. Produktet liferohen nga KES tek Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që KES të liferojë produktet në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rasteve të blerjes së produkteve me volum të madh dhe që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara.
3. Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njëjti sheh se produkti përmban të meta, duhet që brenda një dite pune (24 orë) të organizoj kthimin e produktit tek KES për t’ia zëvendësuar me produkt pa të meta. Kjo nuk ka të bëjë me çështje të garancionit apo dëmtimet e shkaktuara nga transportuesi, të cilat trajtohen ndaras në këto kushte. Produktet nuk mund të kthehen në KES nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti të meta të cilat i ka shkaktuar prodhuesi.
4. Si rregull, produkti do ti liferohet Konsumatorit nga KES përmes kompanive të cilat bëjnë transportimin e produkteve. Përjashtimisht, në rastet kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, liferimi do të bëhet nga Ofruesi. Në rastet kur transporti realizohet nga Ofruesi:
a) Pagesa bëhet tek KES; ose
b) Pagesa bëhet me para në dorë tek Ofruesi.
5. Në rastet kur Konsumatori has në produkte të cilat mund të perceptohen se kanë përmbajtje seksuale, racore ose të ngjashme dhe janë të papërshtatshme për plasim në Platformë, Konsumatori lutet ta informoj menjëherë KES përmes e-mail ose mënyrave tjera të komunikimit.
6. Në rastet kur shfaqen gabime teknike apo njerëzore në vendosje te përshkrimit të produktit në platformë, specifikacioneve apo çmimeve, konsumatori pajtohet qe ajo porosi te anulohet dhe te mos ketë ndonjë detyrim shtesë të palëve ndaj njëra tjetrës sa i përket atij produkti, respektivisht asaj porosie.
13. Çmimi i produktit(eve), faturimet dhe pagesat
1. Çmimi i produkteve do të jetë pagesa për blerjen e produktit nga Konsumatori tek KES, pagesë e cila është e përcaktuar në platformë dhe përfshinë tatimet.
2. Faturimin e të gjitha produkteve të shitura përmes platformës do ta bëjë KES, për pagesë nga Konsumatori.
3. Fatura duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas ligjeve në fuqi. Për mallrat në konsignacion, zbatohen Udhëzimet Administrative të nxjerr nga Ministria e Financave, për Administratën Tatimore të Kosovës.
4. Pagesa mund të bëhet në çfarëdo mënyre të përcaktuar nga KES në platformë, përfshirë pagesën me kredit kartelë, transfer bankar, pagesë në të gatshme, PayPal, POS etj. Në rastin kur konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit kartelë, Konsumatori autorizon KES në mënyrë eksplicite të ngarkojë kredit kartelën e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e liferimit, kurdo që aplikohen.
5. Konsumatori mund t’i kërkojë KES ruajtjen e informatave të kredit kartelës së tij në sistemin e enkriptuar nga KES, me qëllim që të njëjtat të përdoren mëtutje nga konsumatori në blerjet e tij të radhës. Në raste të tilla, Konsumatori e jep pëlqimin e tij eksplicit për këtë çështje përmes zgjedhjes së opsionit në Platformë. KES nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin e kredit kartelës nga palët e treta.
14 .E drejta e tërheqjes nga kontrata
Përveç rasteve të përjashtuara sipas dispozitave të nenit 49 të LIGJIT Nr. 06/L-034 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT, konsumatori do të ketë një periudhë prej katrëmbëdhjetë (14) ditëve për t’u tërhequr nga një kontratë në distancë apo kontratë jashtë objekteve afariste, pa ofruar ndonjë arsye dhe pa u ngarkuar me kosto tjera përveç atyre të parapara sipas nenit 46 dhe nenit 47 të këtij ligji.
14.1 Kthimi i produkteve qe nuk jane pelqyer nga Konsumatoret
1. Afati kohor:
Produktet mund te reklamohen menjëherë pas pranimit, më së largu në afatin 14 dite pas blerjes, duke specifikuar arsyen e kthimit.
2. Gjendja e produktit:
Produktet e kthyera të jenë në gjendjen dhe paketimin e tyre origjinal, me të gjitha etiketat dhe etiketat të paprekura. Kjo do të thotë se produkti nuk duhet të shfaqë shenja përdorimi, dëmtimi ose ndryshimi. Te bashkengjitur me ankesen duhet te jete kuponi fiskal!
3. Arsyeja e kthimit:
Arsyet e zakonshme për kthim përfshijnë marrjen e një produkti të dëmtuar ose marrjen e artikullit të gabuar ose thjesht ndryshimin e mendjes.
4. Transporti me kthim:
Përgjegjësinë për kthimin e produktit e mbanë konsumatori, porosia duhet të kthehet te “foleja.com” ne adresë Rr. Richard Holbrooke, Prishtinë, të depoja e DHL-së në Veternik, nga ana e konsumatorit. Konsumatori i mbartë kostot e kthimit të porosisë.
5. Përjashtimet:
Disa artikuj janë të pakthyeshëm ose mund t'i nënshtrohen kushteve specifike të kthimit për arsye higjienike (p.sh., të brendshmet), prishshmërisë (p.sh. artikujt ushqimorë) ose personalizimit (p.sh., produkteve të personalizuara).
6. Procesi i kthimit:
Konsumatori duhet të kontaktoj foleja për kërkesën e kthimit të produktit, Konsumatori e kthen produktin kthehet te “foleja.com” ne adresë Rr. Richard Holbrooke Prishtinë, te depoja e DHL-se ne Veternik. Foleja e bën vlerësimin e produktit, se a është në gjendjen në të cilën ju ka dorëzuar konsumatorit, pastaj e njofton Konsumatorin për vlerësimin e kthimit, me anë të postës elektronike, nëse produkti është në rregull atëherë bëhet kthimi i produktit.
7. Mënyra e kompenzimit:
Konsumatori mund të zgjedh produktet tjera te foleja për kompenzimin e shumës së paguar apo mund të kërkojë riimbursimin e mjeteve. Riimbursimi i mjeteve bëhet në llogarinë bankare të konsumatorit në afat 14 ditor nga kthimi i produktit te foleja.
15. Mbrojtja e konsumatorëve
1. KES është përgjegjës të zbatoj në tërësi dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
2. KES do të bëjë përpjekje maksimale të sigurohet që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë.
3. Konsumatorët obligohen që çfarëdo pretendimi në lidhje me produktin t’a dorëzojë tek KES brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të produktit.
16. Përputhshmëria me standardet dhe praktikat e e-commerce (tregtisë online)
1. KES dhe Konsumatori do të veprojnë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të tregtisë elektronike, (Ang. e-commerce), të pranueshme nga platformat e ngjashme ndërkombëtare.
2. KES pajtohet t’i përmbush detyrimet e saj dhe liferoj produktet me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm.
3. Konsumatori në anën tjetër garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e detyrimeve para afatit të fundit, kanë rëndësi vendimtare.
4. KES do të respektojë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive.
5. Në rastet kur ka vonesa në procedurat e zhdoganimit të mallrave dhe në rastet e forcës madhore dhe rrethanave jashtë kontrollit të KES, afati i liferimit shtyhet deri në periudhën në të cilën mënjanohet pengesa e liferimit në kohë.
17. Komunikimet në mes të palëve
1. Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet.
2. Kontaktimi me KES do të bëhet me personat përgjegjës varësisht nga fushat e ndryshme dhe atë:
KES : [email protected]
18. Ndryshimi i Kushteve
KES ka të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshoj Kushtet. Në rast të ndryshimit të Kushteve, KES është e obliguar që të njoftojë të gjithë Klientët e saj në një periudhë paraprake prej 30 (tridhjetë) ditëve. Njoftimi do të bëhet përmes kanaleve të komunikimit si dhe përmes vetë platfmormës.
19. Pezullimi
KES, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të shërbimeve që janë objekt i kësaj kontrate.
20. Ndërprerja për mos përmbushje
1. KES, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen të kontratës, me njoftim me shkrim për mos përmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse Konsumatori, sipas mendimit të KES, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese para dhe gjatë realizimit të kontratës.
Për qëllime të këtij neni:
“Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi ose realizimit të kontratës.
“Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e ose realizimit të kontratës në dëm të KES, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet Konsumatorëve dhe Ofruesit.
2. Ndërprerja e shërbimeve nga KES
KES mund të ndërpres shërbimet e platformës në çdo kohë dhe të çregjistroj përdoruesin, pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që KES të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj Përdoruesit. Nëse KES ka detyrim të pakryer ndaj Përdoruesi, KES do ta kryej detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga Platforma ose pas ndërprerjes së shërbimeve të platformës.
21. Fuqia Madhore
1. Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktore është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një fuqi madhore.
2. Për qëllimet e këtij neni, termi “fuqi madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, pandemitë, karantinat, embargot, rënia e internetit apo ndërprerjet me energji elektrike të ofruesve, sulmet masive në Internet, shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit që afekton mundësinë e KES për të kryer shërbimet e saj dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të KES.
3. Nëse paraqitet ndonjë gjendje e fuqisë madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse KES ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.
22. Trasferimi
1. Konsumatori nuk mund t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga KES. Me miratimin e KES, konsumatori mund t’ua transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie degë apo kompanie tjetër.
2. KES mund ta transferoj këtë kontratë lirshëm tek palët e treta, së bashku me të drejtat dhe detyrimet e krijuara nga kjo kontratë.
23. Përmbarimi i detyrimeve dhe zgjidhja e kontesteve
1. Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, nëse përdoruesi është shoqëri tregtare, do t’i drejtohen arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Kontesti do të zgjidhet nga një arbitër, me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me rregullat e procedurës të aplikuara në momentin e shfaqjes së kontestit. Gjuha e arbitrazhit do të jetë gjuha shqipe ndërsa vendi i arbitrazhit është Prishtina, Kosova.
2. Nëse përdoruesi është person fizik, palët do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në vendbanimin e Përdoruesi.
3. Ligji i aplikueshëm është ligji i Kosovës, duke përjashtuar aplikimin e Konventës së UNCITRAL-it për shitjet ndërkombëtare të mallrave (“Konventa e Vjenës”).
4. KES ka të drejtë të kërkojë përmbarimin e faturave dhe detyrimeve përmes përmbaruesve privat, pa pasur nevojë të zhvilloje procedurë kontestimore civile. Përmbarimi nuk kufizohet vetëm në fatura, pra, KES pa zhvillimin e procedurës gjyqësore, mund të dërgojë në përmbarim çdo dokument që ka titullin e dokumentit përmbarimor ose dokumentit të besueshëm sipas legjislacionit në fuqi.
24. Gjuha e kushteve/kontratës
Nëse këto kushte përkthehen në disa gjuhë, gjuhë kryesore do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kushteve do të qeveriset nga gjuha shqipe.
25. Dispozita të përgjithshme
1. Përveç në qoftë se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mos përmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mos përmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës.
2. Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve.
3. Nëse ndonjë dispozitë e kushteve shpallet si e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri ose gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme dhe dispozita e paligjshme, pavlefshme dhe e pazbatueshme do të zëvendësohet.
4. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre kushteve dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kushteve, ose kushtet e ndryshuara sipas njoftimit, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të këtyre kushteve.
5. Kushtet përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, ne lidhje me ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga këto kushte, përveç kushteve specifike për secilin produkt që mund të vendosen nga KES në Platformë.