POSTA FALAS nga DHL

status:

pic

Si të zgjedhësh produktet më efektive për rutinën e përditshme të flokëve?

Të kujdesesh për flokët çdo ditë nuk do të thotë të përdorësh shumë produkte, por të përzgjedhësh ato që i përshtaten tipit të flokëve dhe nevojave të tyre. Në treg gjenden shumë opsione, por sekreti qëndron tek përdorimi i produkteve efektive që japin rezultate të dukshme pa e dëmtuar strukturën e flokut.

Njih tipin e flokëve të tu

Hapi i parë drejt një rutine të suksesshme është të kuptosh tipin e flokëve a janë të thatë, me yndyrë, të hollë apo të dëmtuar?
Çdo tip flokësh ka nevojë për kujdes të ndryshëm:

  • Flokët e thatë përfitojnë nga produktet me vaj argani, që ushqen dhe hidraton thellësisht duke rikthyer butësinë dhe shkëlqimin natyral.

  • Flokët me yndyrë kërkojnë shampo me ekstrakt rozmarine, e cila ndihmon në pastrimin e thellë të skalpit, redukton yndyrën e tepërt dhe jep ndjesi freskie që zgjat gjatë ditës.

  • Flokët e dëmtuar kanë nevojë për trajtime me keratinë, që forcon fijet dhe i rikthen elasticitetin.

Zgjidh shampo-n dhe balsamin e duhur

Shampo është baza e çdo rutine të kujdesit. Ajo duhet të pastrojë pa e tharë kokën dhe pa e rënduar flokët. Kombinoje me një balsam që shton butësi dhe shkëlqim.
Shampo me keratinë ndihmon në forcim dhe mbrojtje, ndërsa balsamet me aloe vera ofrojnë hidratim të menjëhershëm dhe lehtësi në krehje.

Mos e neglizho mbrojtjen termike

Nëse përdor tharëse, drejtues flokësh apo brushë elektrike, mbrojtja termike është e domosdoshme. Ajo krijon një shtresë mbrojtëse që mbron fijet nga temperaturat e larta, duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin natyral.

Shto një produkt rigjenerues në rutinën javorë

Përveç kujdesit të përditshëm, flokët kanë nevojë për rigjenerim të thellë. Përdor një maskë ushqyese ose vaj rigjenerues 1–2 herë në javë për të rikthyer forcën dhe butësinë. Produktet me vitaminë E dhe proteinë gruri janë ndër më efektivet për të rigjeneruar fijet e dëmtuara.

Përzgjedh produktet që i përshtaten nevojave të tua

Zgjidh produkte profesionale që ushqejnë, mbrojnë dhe përmirësojnë flokët çdo ditë.
Kombino shampo, balsam, maskë dhe vaj ushqyes për një rutinë të balancuar që i jep flokëve:

  • Forcë dhe elasticitet

  • Butësi dhe lehtësi në krehje

  • Shkëlqim natyral pa i rënduar