POSTA FALAS nga DHL

status:

Fotos de Maquiagem

A po i përdor produktet kozmetike në mënyrën dhe renditjen e duhur?

Nëse ndonjëherë ke menduar pse produktet e tua kozmetike nuk japin efektin e pritur, ndoshta problemi nuk është tek vetë produkti, por tek rendi në të cilin i aplikon. Rendi i duhur është thelbësor që lëkura të përthith siç duhet çdo përbërës dhe që rezultatet të jenë të dukshme.

1. Pastrimi - baza e çdo rutine

Fillimi i çdo rutine kozmetike është pastrimi. Përdor një gel ose pastrues të butë që largon papastërtitë, yndyrën dhe mbetjet e make-up-it. Pa këtë hap, produktet që vijnë më pas nuk do të depërtojnë siç duhet në lëkurë.

2. Primer - balancimi i lëkurës

Pas pastrimit, apliko një primer për ta përgatitur lëkurën për produktet e tjera. Zgjidh një primer pa alkool për përdorim të përditshëm.

3. Serumi - përqendrimi i përbërësve aktiv

Serumet janë si “vitamina” për lëkurën. Përdori sipas nevojave të tua: për hidratim, ndriçim apo kundër rrudhave. Apliko disa pika dhe përhape lehtë me gishta.

4. Kremi për zonën e syve

Lëkura rreth syve është delikate dhe kërkon kujdes të veçantë. Një krem i lehtë për sy ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe fryrjeve.

5. Kremi hidratues

Ky është hapi që “mbyll” të gjitha përbërësit aktiv që ke aplikuar më parë. Përdor një krem hidratues sipas llojit të lëkurës, i lehtë për ditën dhe më ushqyes për natën.

6. Mbrojtja nga dielli (SPF)

Asnjë rutinë ditore nuk është e plotë pa mbrojtje nga dielli. Apliko SPF çdo mëngjes, edhe në ditët me re, për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe dëmtimet nga rrezet UV.