POSTA nga DHL

Blej tani

status:

Proteinë për shtim peshe Extrifit Anabolic G15 Mass, Choco Choco, 66 servime, 3kg

Numri i produktit: VIT-200000006
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

DHL Logo

Dyqani: Vitafit SH.P.K
Brendi Extrifit Nutrition

49 00

Përfshinë TVSH 18%

55,00 €
Kurse 6,00 €

-11 %

Dorëzimi prej 26 Shkurt 2026 deri 27 Shkurt 2026
remove remove add add
Starcard logo Raiffeisen Bank logo NLB Banka logo
Paguaj deri në 24 këste, pa kamatë: 2,04 € /muaj
Bleje me kredi të menjëhershme.
Kalkulo
Paguaj deri në 36 këste me AFK
Kalkulo
OneFor Blej sot, paguaj më vonë.
Më Shumë
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit

G15 Anabolic Gainer është një produkt premium për shtimin e peshës dhe masës muskulore, i formuluar për të përmbushur nevojat e atyre që kanë vështirësi për të shtuar peshë. Ai kombinon 6 burime unike të proteinave të hirrës dhe 4 burime karbohidratesh cilësore, duke garantuar rezultate të shpejta dhe efektive për rritjen e masës muskulore dhe rikuperimin pas stërvitjes.


Pjesa e Proteinave në G15 - G15 përmban 6 lloje proteinash të hirrës, të cilat janë burimi më i mirë për rikuperim dhe ndërtim muskulor pas stërvitjes. Ja cilat janë:


Koncentrat i proteinës së hirrës (i prodhuar me metodën e ultrafiltrimit).

Koncentrat i hidrolizuar enzimatikisht i proteinës së hirrës (me shkallë hidrolize DH 5).

Koncentrat i hidrolizuar enzimatikisht i proteinës së hirrës (me shkallë hidrolize DH 32).

Izolat i hidrolizuar enzimatikisht i proteinës së hirrës (90%) (me shkallë hidrolize DH 8).

Koncentrat i proteinës së hirrës CFM (microfiltrimi me rrjedhje të kryqëzuar).

Izolat i proteinës së hirrës CFM (90%).

Kjo kombinatë unike e proteinave siguron përthithje të shpejtë dhe furnizim të qëndrueshëm të aminoacideve, duke ndihmuar në rritjen e muskujve dhe parandalimin e katabolizmit.


Pjesa e Karbohidrateve në G15:

G15 përmban një kombinim të ekuilibruar të 4 burimeve të karbohidrateve, për energji të qëndrueshme dhe rikuperim pas stërvitjes:


Isomaltulose (Palatinose™) – karbohidrat sportiv modern, me lëshim gradual dhe indeks të ulët glicemik.

Niseshte misri – karbohidrat kompleks polimerik.

Maltodextrin – një oligosakarid i njohur për energji të shpejtë.

Dekstrozë – sheqeri natyral i rrushit.

Kjo përzierje ndihmon në mbështetjen e rikuperimit pas performancës sportive dhe në furnizimin e qëndrueshëm me energji.


Përmbajtja e Vitaminave në G15:

G15 përmban një kompleks të pasur prej 10 vitaminash, duke përfshirë:


Vitaminat B1, B2, B3, B5, B6, B12, biotin, acid folik:

Vitaminën C dhe E

100 g produkt sigurojnë 50% të vlerave të rekomanduara ditore (RDI) për këto vitamina, duke ndihmuar trupin tuaj të performojë dhe rikuperohet më mirë.


Përfitimet Kryesore të G15 Anabolic Gainer:

Ndihmon në rritjen e masës muskulore dhe forcës.

Parandalon katabolizmin e muskujve.

Furnizon trupin me energji të qëndrueshme për rikuperim optimal.

Përmban doza të larta të proteinave dhe karbohidrateve cilësore.


Përdorimi i Rekomanduar

Doza ditore:

Konsumoni 2-3 porcione në ditë, sipas peshës trupore, aktivitetit sportiv dhe dietës.

Kur ta përdorni:

Si një vakt shtesë mes vakteve.

Pas stërvitjes për rikuperim të shpejtë.

Përgatitja:

Përzieni 1 lugë matëse (45 g) me 200 ml ujë ose qumësht pa yndyrë dhe përziejeni mirë.

G15 Anabolic Gainer është gainer-i ideal për ata që kërkojnë rritje të shpejtë dhe efektive të peshës dhe masës muskulore, duke kombinuar cilësi të lartë dhe shije të shkëlqyer!

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.


Produkte të shikuara