status:
Krem fytyre Sensum Mare Algopro për femra 50ml
| Numri i produktit: | PVP-200051701 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
5 |
| Transporti: |
|
€ 69 00
Përfshinë TVSH 18%
-17 %
Keni pyetje rreth produktit?
Kremi qetësues-rigjenerues nga linja ALGOPRO i Sensum Mare është i dizajnuar për përkujdesje të avancuar të lëkurës së ndjeshme, të thatë apo të irrituar. Formula e tij pasuron lëkurën me hidratim intensiv dhe ndihmon në përmirësimin e barrierës hidrolipidike, duke reduktuar skuqjen dhe ndjesinë e parehatshme.
Kremi përmban kompleks qetësues me eksozoma, ceramide, squalane dhe përbërës të tjerë aktivë që rigjenerojnë dhe zbusin lëkurën. Me 98% përbërës natyralë dhe 100% vegane, është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në mëngjes dhe në mbrëmje, për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.
Përbërja përfshin edhe prebiotikë, postbiotikë dhe ekstrakte nga centella aziatike dhe alga deti, të cilat ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe rikthimin e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës.
- Përkujdesje e avancuar për lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar
- Kompleks qetësues me eksozoma për rigjenerim dhe hidratim intensiv
- Përmirëson barrierën hidrolipidike dhe elasticitetin e lëkurës
- Redukton skuqjen, thatësinë dhe ndjesinë e parehatshme
- Përbërje me 98% përbërës natyralë dhe 100% vegane
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara