status:
Krem për trup dhe fytyrë Bepanthen Sensiderm 50g
| Numri i produktit: | PVP-200040377 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
Nuk ka stok |
| Transporti: |
|
€ 27 50
Përfshinë TVSH 18%
-9 %
Keni pyetje rreth produktit?
Bepanthen Sensiderm është krem i përshtatshëm për lehtësimin e simptomave të dermatitit atopik, si kruarja, thatësia, skuqja dhe irritimi i lëkurës. Formula e tij pa steroide është e sigurt për përdorim tek foshnjat (nga 1 muaj), fëmijët dhe të rriturit.
Kremi përmban teknologji të lipideve lamelare që ndihmon në rindërtimin e barrierës natyrale të lëkurës dhe përbërës si dekspantenoli që mbështesin rigjenerimin dhe shërimin. Nuk përmban aromë, konservues, ngjyrues apo emulgatorë, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.
Përdoret disa herë në ditë në zonat e prekura të trupit ose fytyrës, përfshirë edhe qepallat (me kujdes për të shmangur kontaktin me sytë). I testuar dermatologjikisht dhe pediatrikisht, i përshtatshëm edhe për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
- Krem pa steroide për lehtësimin e simptomave të dermatitit atopik
- I përshtatshëm për foshnje, fëmijë dhe të rritur
- Përbërës që rigjenerojnë dhe mbrojnë barrierën natyrale të lëkurës
- Nuk përmban aromë, konservues apo ngjyrues
- I testuar dermatologjikisht dhe pediatrikisht
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu