Karakteristikat teknike:
- I punuar prej druri pishe të tharë natyralisht dhe kartoni cilësor (3mm).
- Ofruar në përfundim shumëngjyrësh.
- Gjatësia: 33 cm
- Gjerësia: 1.5 cm
- Lartësia: 48 cm
Druri i pishës: Pisha është një dru i butë që vjen prej pemëve halore të gjinisë Pinus. Është i lehtë dhe i lehtë për t'u punuar, duke e bërë ideal për aplikime të ndryshme. Ka pamje të veçantë me damarë dhe nyje natyrale që japin një estetikë të ngrohtë dhe natyrale.
Udhëzime për mirëmbajtje:
Druri i pishës: Përdor një leckë të butë pak të lagur me ujë për me largu pluhurin nga sipërfaqja e drurit. Mundesh me përdorë edhe pastrues të butë nëse është e nevojshme. Periodikisht, mundesh me apliku vajra natyrale për dru për me e mbrojtë nga konsumimi. Vajrat për dru e theksojnë bukurinë natyrale të drurit dhe e mbrojnë nga dëmtimet e përditshme.
Shënime:
- Produkti dorëzohet në paketim të fabrikës.
- Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga paraqitja fotografike në ekranin tuaj.