status:
Tavolinë pune Zervan, melaminë, ngjyrë natyrale-e zezë, 90x50x85cm
Numri i produktit: | PAW-200006867 |
---|---|
Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
Transporti: |
FALAS
|
€ 60 00
Përfshinë TVSH 18%
-27 %
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
Tavolinë pune Zervan, melaminë, ngjyrë natyrale-e zezë, 90x50x85cm
A po kërkon një tavolinë pune me dizajn modern dhe tërheqës që ‘bashkon’ qëndrueshmërinë me funksionalitetin? Nëse po, atëherë Zervan është për ty. Ofron hapësirën ideale për kompjuter në zyrë ose në shtëpi.
Specifikime:
- Sipërfaqja është prej paneli druri të presuar (chipboard) me veshje melamine cilësore. Paneli është i përbërë nga copa të vogla druri të presuara dhe të përpunuara për të krijuar një material homogjen.
- Ka kornizë metalike 15mm me qëndrueshmëri të lartë.
- Disponohet në ngjyrë natyrale-e zezë.
- Në fund të këmbëve ka mbrojtëse plastike për të mbrojtur dyshemenë nga dëmtimet e padëshiruara.
- Ka hyrje për kabllo.
Përmasat e produktit
- Gjatësia: 90 cm.
- Gjerësia: 50 cm.
- Lartësia: 85 cm.
Informacione për materialet:
- Panel druri i presuar: I njohur si chipboard, është material i përbërë nga copa të vogla druri, zakonisht pishe ose bredhi, të ngjitura së bashku nën presion dhe temperaturë të lartë me rrëshira. Përdoret gjerësisht në prodhimin e mobilieve, sipërfaqeve të brendshme dhe aplikimeve strukturore. Është i bërë nga materiale të ricikluara dhe reziston ndaj përkuljeve, gërvishtjeve dhe stresit natyror.
- Melaminë: Melamina LPB (Low Pressure Melamine) është material sintetik që përdoret gjerësisht për veshjen e sipërfaqeve të chipboard-it në prodhimin e mobilieve, për shkak të qëndrueshmërisë dhe lehtësisë së mirëmbajtjes. Aplikohet mbi MDF ose OSB për të krijuar sipërfaqe të qëndrueshme.
Udhëzime për mirëmbajtje:
- Chipboard: Për pastrim, përdor një leckë të butë të lagur lehtë me ujë dhe detergjent të butë. Shmang përdorimin e tepërt të ujit dhe mbaje sipërfaqen të thatë pas pastrimit.
- Melaminë: Për të hequr njollat nga sipërfaqja, përdor një leckë të butë me ujë të vakët dhe sapun të butë. Fshije lehtë sipërfaqen derisa të largohet njolla. Melamina është e ndjeshme ndaj lagështisë, prandaj është e rëndësishme të mbrohet nga uji.
Vërejtje:
- Produkti vjen i pa montuar, në paketim fabrike dhe me udhëzues të detajuar për montim.
- Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shfaqet në ekranin tuaj.
Pesha bruto: 11.800
Pesha neto e produktit: 10.500
Gjatësia e produktit: 90
Gjerësia e produktit: 50
Lartësia e produktit: 85
Materiali: MELAMINË - METAL 15MM
Ngjyra: NATYRALE - E ZEZË
K/D: PO
Numri i paketave të produktit: 1
Pako copë: 1
Përmasat e paketës: 52x93x8
CBM copë: 0.039
CBM pako: 0.039
Pesha volumetrike e produktit: 7.738
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara