POSTA FALAS nga DHL

Blej tani

status:

Karrige Gaston, material stof, këmbë druri natyrale, bezhë, 48x55x83cm

Numri i produktit: PAW-200005846
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

FALAS DHL Logo

29 00

Përfshinë TVSH 18%

36,00 €
Kurse 7,00 €

-19 %

Starcard logo Raiffeisen Bank logo NLB Banka logo
Paguaj deri në 24 këste, pa kamatë: 1,21 € /muaj

Paguaj me kredi nga bankat

Raiffeisen Bank
TEB Bank
NLB Bank
Kalkulo ›
Dorëzimi prej 14 Tetor 2025 deri 15 Tetor 2025
remove remove add add
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit

A don me ja ndërru pamjen lokalit tënd apo kafiterisë me një karrige të cilësisë dhe qëndrueshmërisë së lartë, në stil retro të viteve '50 apo '60? Nëse po, atëherë karrigia Gaston është ajo që po kërkon.
E prodhuar me materiale moderne të riciklueshme dhe të qëndrueshme, të ofron ergonomi dhe cilësi të kohës së sotme, duke të sjellë dizajnin e një epoke të kaluar. Po ashtu është ideale edhe për shtëpi, sepse mund ta ngritë nivelin estetik të dhomës së ngrënies apo sallonit.

Specifikimet:
• Shpinorja dhe ulësja janë të veshura me stof cilësor që ofron qëndrueshmëri.
• Ofruar në ngjyrë bezhë.
• Mbështetet në katër këmbë prej druri ahu 27mm në ngjyrë natyrale, cilësi e lartë dhe rezistencë ndaj peshës dhe kohës.
• Fundet e këmbëve kanë mbrojtëse plastike për të mbrojtur dyshemenë nga dëmtimet e padëshiruara.

Dimensionet e produktit:
• Gjatësia: 56 cm.
• Gjerësia: 43 cm.
• Lartësia: 83.5 cm.
• Lartësia e ulëses: 45.5 cm

Informacione për materialet:
• PP: Polipropileni (PP), është një material termoplastik që përdoret gjerësisht për shkak të vetive të tij të shkëlqyera. Edhe pse është i lehtë, ka rezistencë të lartë ndaj goditjeve, duke e bërë të përshtatshëm për përdorime që kërkojnë rezistencë ndaj goditjeve dhe gërryerjes. I ruan vetitë edhe në kushte të lagështisë së lartë.
• Stof: Stofi është material i shumëllojshëm i krijuar nga thurja, qepja apo lidhja e fijeve. Fijet mund të jenë natyrale si pambuku, leshi apo mëndafshi, ose sintetike si poliestër apo najlon. Thurja e fijeve krijon një rrjetë që i jep stofit vetitë si qëndrueshmëri, butësi, frymëmarrje dhe elasticitet. Ka shumë lloje stofi, secili me karakteristikat dhe përdorimet e veta.
• Druri i ahut: Druri i ahut vjen nga pema e ahut, një pemë gjetherënëse që rritet në Evropë dhe Azi. Është një nga drurët më të përdorur në Evropë për shkak të fortësisë, qëndrueshmërisë dhe bukurisë. Ka ngjyrë kafe të çelët deri krem dhe teksturë të imët dhe të njëtrajtshme. Ka pore të ngushta dhe pak ujë të dukshëm, duke i dhënë pamje të pastër dhe të rregullt. Druri i ahut është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm, i përshtatshëm për mobilje dhe dysheme që përdoren shumë. Është i lehtë për t'u prerë, formësuar dhe lyer, duke e bërë ideal për mobilje dhe ndërtim.

Udhëzime për mirëmbajtje:
• PP: Për pastrim të përditshëm të polipropilenit, përdor një leckë të butë ose sfungjer të lagur lehtë me detergjent të butë dhe ujë të ngrohtë. Fshije sipërfaqen me presion të lehtë.
• Stof: Mirëmbajtja e stofit varet nga disa faktorë, si lloji i fijes, ndërtimi i stofit dhe përdorimi i tij. Përdor detergjent të butë të përshtatshëm për llojin e stofit. Shmang përdorimin e zbardhuesve sepse mund të dëmtojnë fijet.
• Druri i ahut: Përdor një leckë të butë të lagur pak me ujë dhe detergjent të butë për të larguar pluhurin dhe njollat nga sipërfaqja e drurit. Për të ruajtur bukurinë natyrale të drurit dhe për ta mbrojtur nga lagështia dhe konsumimi, mund të përdorësh produkte të veçanta si vajra ose dyllëra që rrisin mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e drurit.

Vërejtje:
• Produkti dorëzohet i pa montuar, në paketim fabrike dhe me udhëzues të detajuar për montim.
• Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihet në ekranin tuaj.

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.


Produkte të shikuara

24 00
37,00 €
-35%