POSTA nga DHL

Blej tani

status:

Karrige zyre Frea II, lëkurë PU, ngjyrë e zezë

Numri i produktit: PAW-200000300
Disponueshmëria:

10+ artikuj

Transporti:

DHL Logo

64 00

Përfshinë TVSH 18%

89,00 €
Kurse 25,00 €

-28 %

Dorëzimi prej 27 Janar 2026 deri 28 Janar 2026
remove remove add add
Starcard logo Raiffeisen Bank logo NLB Banka logo
Paguaj deri në 24 këste, pa kamatë: 2,67 € /muaj
Bleje me kredi të menjëhershme.
Më Shumë
OneFor Blej sot. Paguaj pa drama.
Më Shumë
payment1 payment2 payment3 payment4 payment5 payment7 payment8

Mundësia me këste Raiffeisen, TEB ose NLB

Keni pyetje rreth produktit?

Informacioni i produktit

Karrige zyre Frea II FOLEJA me lëkurë PU, ngjyrë e zezë
 
Dëshiron me rinovu hapësirën tënde me një karrige të cilësisë së lartë dhe qëndrueshmëri që bie në sy? Nëse po, karrigia Frea II është ajo që po kërkon. E prodhuar me materiale moderne dhe të qëndrueshme, të ofron ergonomi dhe cilësi bashkëkohore, duke të dhënë një dizajn ideal si për shtëpi ashtu edhe për zyre.
 

Specifikime teknike:
  • Mbështetëse shpine prej polipropileni e veshur me lëkurë sintetike cilësore që ofron qëndrueshmëri me kalimin e kohës dhe mundësi pastrimi të lehtë. Në dispozicion në ngjyrë të zezë.
  • Mekanizëm bazik: Rregullim i lartësisë me mundësi të rregullimit dhe 'bllokimit' të ulëses në pozicionin ergonomik të duhur, varësisht nga lartësia e përdoruesit. Sipas ergonomisë së duhur, këmbët duhet të formojnë kënd të drejtë 90° me dyshemenë.
  • Kornizë metalike e qëndrueshme: E montuar në bazë metalike pesëkëndëshe me rrota, krom i fortë. Mundësi rrotullimi dhe lëvizjeje të lehtë në çdo drejtim.
  • Dizajn i ulët i mbështetëses që mbështet shtyllën kurrizore.
  • Mbështetje e përforcuar në cilindër.
Dimensionet e produktit:
  • Gjatësia: 47 cm.
  • Gjerësia: 52 cm.
  • Lartësia: 82-95 cm.
  • Lartësia e ulëses: 38-43 cm.
Informata për materialet:
  • PP - Polipropileni: Polipropileni (PP) është material termoplastik që përdoret gjerësisht në shumë industri për shkak të vetive të tij të jashtëzakonshme. Edhe pse është i lehtë, ka rezistencë të lartë ndaj goditjeve, duke e bërë të përshtatshëm për përdorime që kërkojnë qëndrueshmëri ndaj goditjeve dhe gërryerjes. I mban vetitë edhe në kushte lagështie, prandaj është i përshtatshëm për përdorim në ambiente me lagështi të lartë.
  • Metal: Metali përdoret gjerësisht në ndërtimin e mobilieve, duke ofruar disa përparësi ndaj materialeve të tjera. Është shumë rezistent ndaj konsumit, ideal për mobilie që përdoren çdo ditë në ambiente të ngarkuara. E mban formën dhe strukturën në mënyrë të përsosur, duke siguruar stabilitet dhe jetëgjatësi. Përveç këtyre vetive, metali mund të ketë edhe karakteristika të tjera, si veprim antimikrobial (bakri) ose superpërçueshmëri (molibdeni).
  • PU (Poliuretani) Lëkurë sintetike: PU është lëkurë artificiale dhe zakonisht i referohet poliuretanit, një material polimer që përdoret gjerësisht për vetitë e tij të shkëlqyera. Ka qëndrueshmëri të kënaqshme, pastrim të lehtë, është i papërshkueshëm nga uji, nuk deformohet dhe është miqësor me ambientin.
Udhëzime për mirëmbajtje:
  • PP (Polipropileni): Për pastrim të përditshëm përdor një leckë të butë ose sfungjer të lagur lehtë me detergjent të butë dhe ujë të ngrohtë. Fshije sipërfaqen lehtë për ta pastruar.
  • Metal: Për çdo metal të brendshëm, rekomandohet të fshihet rregullisht me leckë të lagur. Për mobilie metalike të jashtme, ndiq këto hapa:
      1. Për mbrojtje të zgjatur, apliko krem mbrojtës që gjendet lehtë nëpër dyqane tek mobiliet metalike.
      2. Nëse mobiliet janë të lyer me pluhur, janë shumë të qëndrueshme dhe mund të pastrohen lehtë me leckë të lagur.
      3. Nëse mobiliet metalike nuk janë të lyer me pluhur, duhet të jeni më të kujdesshëm dhe t'i mbani larg ujit dhe lagështisë. Mund t'i mbuloni me mbulesa speciale dhe, nëse është e mundur, t'i vendosni brenda gjatë dimrit.
      4. Nëse vëreni ndryshk, hiqeni me terpentinë, pastaj aplikoni llak kundër ndryshkut para se të lyeni sipërfaqen me bojë rezistente ndaj oksidimit.
  • Lëkurë sintetike PU: Përdor një leckë të butë për të hequr pluhurin nga sipërfaqja. Për njolla, përdor ujë të ngrohtë dhe sapun të butë dhe fshije zonën. Gjithmonë thahe sipërfaqen pas pastrimit për të shmangur shenjat e ujit.
Vërejtje:
  • Produkti dorëzohet i pa montuar, në paketim fabrike dhe me udhëzime të detajuara për montim.
  • Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihni në ekranin tuaj.

Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.