status:
Santa Bowl - Enë Christmas
PËRDORIMI
Zbuloni enën festive për ëmbëlsira nga Ombra, e dizajnuar në formën e këmbëve të Babagjyshit për t’i dhënë çdo tryeze një prekje magjike dhe plot atmosferë Krishtlindjesh. Ideale për të servirur biskota, çokollata, karamele ose çdo lloj ëmbëlsire gjatë festave. Një aksesor dekorativ dhe funksional që e bën çdo ambient më të ngrohtë dhe më argëtues.
Perfekt për përdorim në shtëpi, në zyrë, dhuratë festive ose si pjesë e dekorit të Krishtlindjeve.
MATERIALI
Krijuar me teknologji 3D duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit.
PLA – bioplastik i lehtë, ekologjik dhe i qëndrueshëm, që mban formën dhe ngjyrat e tij festive për një kohë të gjatë.
NGJYRA
Kombinim klasik Krishtlindjesh: e kuqe, e zezë dhe e bardhë, me detaje në ngjyrë ari për brezën.
Pesha totale: 282 gr
MIRËMBAJTJA
Pastrohet lehtë me një leckë të butë të thatë ose pak të lagur.
Shmangni ekspozimin e gjatë në diell të fortë dhe mos e lani në lavastovilje, për të ruajtur ngjyrat dhe formën karakteristike.
PAKETIMI
Produkt i paketuar me kujdes në kuti kartoni të fortë, i mbështjellë për mbrojtje maksimale gjatë transportit. Perfekt edhe si dhuratë gati për t’u dhënë.
SHËNIM
Enë dekorative e dizajnuar për ëmbëlsira të thata. Nuk rekomandohet për lëngje ose ushqime shumë të nxehta.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu