status:
Dëgjuese Lenovo LivePods LP10, të zeza
Numri i produktit: | NRB-200000271 |
---|---|
Disponueshmëria: |
Nuk ka stok |
Transporti: |
FALAS
|
Dyqani: | Nrubi Group SHPK |
Brendi |
|
€ 29 70
Përfshinë TVSH 18%
-10 %
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
Dëgjueset Lenovo LivePods LP10 janë produkt i ri në treg që i përket serisë thinkplus e që ka karakteristika premtuese.
Janë të pajisura me çipin e ri dhe të përmirësuar Bluetooth 5.2 që ofron lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme, jetëgjatësi të madhe baterie deri në 20 orë, kontroll të saktë me prekje shumëfunksionale dhe IP54 i papërshkueshëm nga uji, ndërsa cilësia e zërit dhe cilësia e thirrjes janë më lart sesa mesatarja në treg.
Lenovo LP10 vjen në një kuti karikimi në formë rrethore të bukur, dhe është transparente nga ku mund t'i shihni kufjet të vendosura brenda.
Treguesi LED ndizet kur futet në prizë dhe kur karikon kufjet.
Kufjet Lenovo LP10 janë të përmasave mesatare dhe të lehta, dizajni i kufjes është unik.
Pjesa që futet në vesh është e një madhësie që i përshtatet të gjithëve dhe është e rehatshme për t'u mbajtur dhe përdorur për periudha të gjata.
Kontrollet me prekje janë si më poshtë:
Prekni thjeshtë kufjen e djathtë për të rritur volumin
Prekni thjeshtë kufjen e majtë për të ulur volumin
Klikoni dy herë në çdo kufje për të ndalur/rinisur
Prekni tre herë në kufjen e djathtë për të luajtur këngën tjetër
Prekni tre herë në kufjen e majtë për të luajtur këngën e mëparshme
aktivizoni Siri: duke shtypur gjatë butonin e majtë të kufjes për 2 sekonda.
Thirrjet:
Përgjigjuni thirrjes duke klikuar dy herë në kufjen e majtë ose të djathtë
shtypni gjatë kufjen e majtë ose të djathtë për dy sekonda për të refuzuar thirrjen
klikoni dy herë në kufjen majtas ose djathtas për të mbyllur telefonin
Kufjet Lenovo LP10 janë të certifikuara me IP54 rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, ky vlerësim do të thotë se ato mund të përballojnë spërkatjet e lehta të ujit nga të gjitha drejtimet, si dhe t'i rezistojnë pluhurit dhe madje edhe në një mjedis me pluhur do të vazhdojnë të funksionojnë dhe nuk do të dëmtohen, kjo do t'ju lejojë të përdorni kufjet tuaja më lirshëm kudo dhe në çdo kusht moti, kjo është e përkryer për njerëzit që duan të praktikojnë sporte dhe të bëjnë stërvitje të rënda duke shijuar muzikë me cilësi të lartë, pa u shqetësuar se djersa ose pikat e shiut do të dëmtojnë kufjet e tyre.
Kjo vlen vetëm për kufjet dhe jo për karikimin, prandaj mbajeni kutinë e karikimit larg çdo burimi uji për të parandaluar ndonjë dëmtim.
Njësia e altoparlantëve: 10 mm
Çipi i përmirësuar Bluetooth 5.2
20 orë jetëgjatësi baterie
Teknologjia e reduktimit të zhurmës së thirrjeve
Tingull rrethues Hi-Fi
Kapaciteti i baterisë: 30 mAh
Kapaciteti i baterisë së karikimit: 300 mAh
Koha e përdorimit: deri në 5 orë (kufje)
Koha totale e përdorimit: deri në 20 orë
Koha e karikimit: Rreth 1.5 orë (kufje)
Koha e karikimit: Rreth 1.5 orë (kutia)
Gama e frekuencës: 20hz-20KHz
Distanca e transmetimit: Deri në 10 metra
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të ngjashme