Përdorimi i rregullt dobëson qimet dhe ngadalëson rritjen e tyre. Shiritat depilues janë 100% veganë, të bazuar në përbërës me origjinë bimore, si dylli carnauba, ekstrakti i goji-t dhe vaj ratani së bashku me vajin e lulediellit. Gjithashtu janë dizajnuar për t’u përshtatur në mënyrë perfekte me formën e fytyrës, duke siguruar aplikim të lehtë pa nevojën e fërkimit dhe veprojnë në temperaturë ambienti (rreth 20-22ºC). E gjithë kjo kompletohet me aromën e butë të kombinimit të frutave të bajames së hidhur dhe akordit të ëmbël të kokosit, që e bën aplikimin më të këndshëm. Në paketë përfshihen gjithashtu dhe peshqirë me vaj ulliri, të cilët largojnë në mënyrë efektive mbetjet e dyllit, qetësojnë lëkurën dhe sjellin ndjesinë e rehatisë.
MËNYRA E PËRDORIMIT: Para përdorimit lajeni dhe thajeni mirë lëkurën. 1. Ndarni shiritat ngadalë (pa nevojën e fërkimit). Nëse shiriti është shumë i fortë, ngrohini duke i fërkuar në duar para hapjes. 2. Vendosni dyllin në drejtim të rritjes së qimeve, duke e shtypur lehtë shiritin që të ngjitet mirë në lëkurë. 3. Me një lëvizje të vendosur shkëputni shiritin në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve, paralel me sipërfaqen e lëkurës. Gjatë procedurës mund të përdorni të njëjtin shirit më shumë se një herë. 4. Mbetjet e dyllit hiqini me peshqirin pas depilimit.
PARALAJMËRIME: Para përdorimit të parë bëni një test në një sipërfaqe të vogël të trupit. Nëse pas 24 orësh nuk shfaqet ndonjë alergji, mund të kryhet trajtimi. Mbetjet e dyllit hiqni me peshqirin me vaj, mos i lani me ujë, sapun ose alkool. Mos e përdorni në lëkurë të irrituar, të plagosur, shumë të djegur nga dielli, me shenja, apo me sëmundje të lëkurës. Mos e përdorni brenda 24 orëve pas ekspozimit në diell, ose menjëherë pas dushit apo banjës. Mos e ekspozoni lëkurën në diell për 24 orë pas depilimit. Mos e përdorni nga persona të moshuar, diabetikë ose me probleme qarkullimi. Shmangni depilimin në zona të ndjeshme si: hunda, vetulla, veshët, gjoksi, zona gjenitale dhe anusi. Mos depiloni të njëjtën zonë më shumë se një herë, prisni 48 orë. Pas trajtimit mund të shfaqet një skuqje e lehtë e lëkurës, në varësi të ndjeshmërisë. Ruani në vend të thatë dhe të freskët, larg fëmijëve.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
ose
Nuk u gjet asnjë vlerësim. Bëhuni i pari që ndani përvojën tuaj.
Jemi të lumtur që keni zgjedhur dyqanin online foleja!
foleja përdor Cookies dhe teknologji të ngjashme që janë të nevojshme për të operuar faqen. Me pëlqimin tuaj, Cookies shtesë të palëve të treta do të përdoren për të përmirësuar shërbimin tonë, dhe për t’ju ofruar përmbajtje dhe reklama të personalizuara.
Për më shumë informacione se cilat të dhëna mblidhen dhe si ndahen me partnerët tanë, ju lutem lexoni Politikën tonë të Privatësisë & Cookies.