status:
Kënd divan i kthyeshëm, shtrat MAILO, material jeshil, këmbë metalike, 300x145x80cm
| Numri i produktit: | MAR-200011086 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
7 |
| Transporti: |
|
| Brendi | FolejaHome |
€ 822 00
Përfshinë TVSH 18%
-10 %
Keni pyetje rreth produktit?
Ju prezantojmë MAILO. Një divan që i ka të gjitha! Kualitet, dizajn i jashtëzakonshëm dhe shumë veçori që e vendosin në krye të klasës së vet.
Tapiceria e divanit është bërë me material tekstil cilësor në ngjyrë JESHILE. Krahët kanë një pjerrësi të fortë për rehati më të madhe, por më e rëndësishmja është se ato janë të lëvizshme, që e bën divanin të kthyeshëm! Pjesa që krijon këndin mund të vendoset ose në të djathtë ose në të majtë, duke ju dhënë lirinë ta përshtatni si ju përshtatet hapësirës suaj.
Përveç kësaj, ky divan shndërrohet edhe në një shtrat të madh, pasi mbështetëset e shpinës së këndit dhe divanit kryesor 'bien' me mekanizma të lehtë për përdorim 'click-clack'!
Ulësja e divanit bëhet dysheku i shtratit, ndërsa ajo që impresionon është ndërtimi me susta xhepi që zakonisht gjenden në dyshekët e gjumit, që vërtet e ngrit ndjesinë e rehatisë që ofron!
Në fund, këmbët e divanit janë të gjata dhe metalike në ngjyrë të bakrit të ndritshëm, një nuancë që jep ndjesinë e pastërtisë dhe luksit. Dëshironi diçka më shumë?
-----------------------------------------------------------
PËRMASAT:
300x86-145x80H cm.
Përmasat e ulëses: 245x60-115 cm.
Përmasat e shpinës: 245x42 cm.
Lartësia e krahëve: 66 cm.
Lartësia e ulëses: 43 cm.
Lartësia e këmbëve: 10 cm.
Përmasat e shtratit: 245x115-110 cm.
165x110 cm
85x165 cm
-----------------------------------------------------------
MATERIALI I KONSTRUKSIONIT:
• Korniza e divanit është prej druri të fortë eukalipt. Eukalipti është një dru i fortë që konsiderohet një nga drurët e qëndrueshëm dhe miqësorë me ambientin. Përveçse është shumë tërheqës, ky dru ka shumë veti të përbashkëta me drurë të tjerë të fortë. Është shumë i fortë dhe ka dendësi të lartë.
• Këmbët e divanit janë metalike, prandaj rezistenca e tyre ndaj peshës është e madhe. Gjithashtu, kanë kapakë plastikë në fund për të mbrojtur dyshemetë nga gërvishtjet dhe dëmtimet, por edhe për të mbrojtur këmbët e divanit nga lagështia.
• Materiali tekstil që mbulon tërë divanin është Easy Clean. Është material shumë i lehtë për pastrim në rast njollash.
• Mbushja në jastëkët e tërë divanit është bërë nga shkumë primare me densitet 20.
-----------------------------------------------------------
MIRËMBAJTJA:
Materiali i tapicerisë ka nevojë vetëm për fshirje pluhuri dhe një kalim me leckë të lagur në tërë sipërfaqen për ta freskuar dhe për ta mbajtur si të ri për shumë vite.
-----------------------------------------------------------
PËRPARËSITË:
• Kornizë druri të fortë
• Material Easy Clean
• Këmbë të larta për pastrim të lehtë
• Prani imponuese
• Mundësi për ta kthyer këndin majtas ose djathtas
• Shndërrohet në shtrat me mekanizëm 'click-clack'
-----------------------------------------------------------
*Produkti dorëzohet i pa montuar në paketim të fabrikës
** Paraqitja e ngjyrës së produktit mund të ndryshojë pak nga paraqitja fotografike në ekranin tuaj.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i pjesëve | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| KUTIA A | 25 | 24 | 0.53244 | 0 | 0 | 1 | 1.7 | 0.87 | 0.36 |
| KUTIA B | 20 | 19 | 0.700706 | 0 | 0 | 1 | 1.7 | 1.14 | 0.37 |
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu