status:
Karrige zyre ekzekutive TOMLIN, lëkurë PU bezhë-kafe, bazë e kromuar, 72x74x128cm
| Numri i produktit: | MAR-200010094 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | FolejaHome |
€ 329 00
Përfshinë TVSH 18%
-19 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Tapiceria prej lëkure PU të cilësisë së lartë ofron elegancën dhe ndjesinë e lëkurës, me qëndrueshmëri të lartë në përdorim dhe lehtësi në mirëmbajtje. Sipërfaqja është e butë në prekje, duke ruajtur qëndrueshmërinë edhe në një ambient pune të ngarkuar çdo ditë.
Baza është metalike me 5 rreze, e kromuar, që siguron stabilitet, qëndrueshmëri dhe shkëlqim të përhershëm. Rrotat me shtresë poliuretani ofrojnë lëvizje të qetë dhe të butë, duke mbrojtur dyshemenë dhe duke mundësuar lëvizje fleksibile pa dridhje apo zhurmë.
Bashkimi i përkryer i të gjitha elementeve — nga mekanizmi te qepjet e tapicerisë — krijon një komplet me estetikë të lartë dhe ekselencë ergonomike. Rezultati është një karrige zyre që përmirëson imazhin e hapësirës, ofron rehati të përditshme dhe reflekton cilësinë dhe profesionalizmin e kompanisë që e përdor.
--------------------------------------------------------------------------------
Karakteristikat e karriges së zyrës (ekzekutive) “TOMLIN”—Bezhë-Kafe
• Tapiceri me lëkurë PU cilësore në nuanca të bezhës (brenda) dhe kafes (jashtë)
• Shkumë cilësore në ulëse dhe mbështetëse të lartë, me theks te mbështetësja e kokës
• Dizajn premium ulëse-mbështetëse-krahësh
• Bazë me 5 rreze prej metali të kromuar (Φ35cm)
• Rrota me shtresë poliuretani
• Gaslift Klasa 3 (i kromuar)
• Mekanizëm “FROG”--`FROG` është një sistem i avancuar i animit që lejon mbështetësen të anojë (zakonisht 90°–135°) duke mbajtur ulësen të qëndrueshme ose pak të anuar, duke siguruar që këmbët të mbesin në tokë. Ofron stabilitet, rehati dhe kapacitet të lartë peshe, falë dizajnit që vepron si mekanizëm animi në gjunjë për të reduktuar presionin në pjesën e poshtme të shpinës.
------------------------------------------------------------------------
PËRMASAT:
72x74x128H cm.
------------------------------------------------------------------------
MATERIALI I KONSTRUKSIONIT:
• Suspensjoni prej çeliku mund të përballojë deri në 120 kg peshë (gas-lift klasa 3).
• Lëkura PU, e njohur si lëkurë sintetike, ka teksturë të përafërt me pëlhurën e lirit. Lëkura sintetike është evolucioni i lëkurës artificiale dhe nuk dallohet lehtë nga lëkura e vërtetë.
------------------------------------------------------------------------
MIRËMBAJTJA:
• Rrotat duhet të pastrohen me leckë dhe natyrisht të hiqen flokët e grumbulluara që ngatërrohen në boshtet e rrotullimit që të mos "bllokohet" karrigia.
• Lëkura PU nuk konsumohet lehtë, nuk "rrudhoset" dhe ngjyra nuk ndikohet nga rrezet e diellit. Një fshirje e mirë me një leckë të butë të lagur është e mjaftueshme. Nëse ka njollë që nuk del me leckë të lagur, atëherë mund të përdoret vetëm një detergjent i butë me efekt neutral.
------------------------------------------------------------------------
*Produkti dorëzohet i pa-montuar, me udhëzime të detajuara për montim
**Ngjyra reale e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo në foto për shkak të cilësimeve të ndryshme të monitorit.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i copave | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1PC | 26.5 | 24.5 | 0.223 | 0 | 0 | 1 | 0.89 | 0.66 | 0.39 |
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu