status:
Tavolinë ngrënieje e zgjatshme GOFFEN, alumin ngjyrë fildishi, sipërfaqe prej guri të sinterizuar, 240-300x100x76.5cm
| Numri i produktit: | MAR-200009889 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
1 |
| Transporti: |
|
€ 2,499 00
Përfshinë TVSH 18%
Keni pyetje rreth produktit?
*Produkti dorëzohet i pa-montuar
**Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihni në ekranin tuaj.
PËRMASAT:
240 deri 300x100x76.5H cm.
MATERIALI I NDËRTIMIT:
-Korniza është prej alumini të veshur me pluhur. Alumini është material 'i gjelbër' që mund të riciklohet pafundësisht, duke ruajtur karakteristikat pa humbje cilësie. Alumini është natyrshëm rezistent ndaj korrozionit.
-Guri i sinterizuar nuk ka lidhje me gurin natyral, pasi ky është termi shkencor. Është një matricë (kallëp) minerale, si graniti, kuarci, copa xhami etj., të cilat nxehen (shkrihen) për të formuar një masë të ngurtë dhe të papërshkueshme, duke rezultuar në një sipërfaqe që nuk gërvishtet, nuk njolloset, nuk digjet dhe nuk ndotet. Në fakt, edhe në vetitë e tij, ky material është shumë i ngjashëm me qeramikën, por është edhe më i mirë!
-FRP 'guri' është material i përforcuar me lloje të ndryshme fibrash. Kjo përbërje i bën natyrshëm rezistent ndaj lagështisë dhe thithjes së ujit. Ndryshe nga materialet tradicionale, FRP i papërshkueshëm nga uji nuk fryhet, nuk deformohet dhe nuk prishet kur ekspozohet ndaj ujit.
MIRËMBAJTJA:
Përveç fshirjes së rregullt nga pluhuri, mund ta pastroni me leckë të lagur. Në rast njollash, mund të përdorni pastrues të ndryshëm që gjenden në treg.
ÇKA NA PËLQEN:
•Materiale unike dhe luksoze ndërtimi
•Madhësi e madhe
•Dizajn
•Prakticitet i kombinuar me stil të pakrahasueshëm
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i pjesëve | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| KUTIA A | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 |
| KUTIA B | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 |
| KUTIA C | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 |
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara