status:
Rewind 99 EN Global
| Numri i produktit: | GMV-200085096 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
2 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 11 50
Përfshinë TVSH 18%
-50 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Ji i sjellshëm, ktheje pas - ose falimentohu duke u përjekur
Ke trashëguar dyqanin e fundit të marrjes me qira të videove në një qytet të fiksuar pas transmetimit. Je komplet pa para, i mbytur në gjoba vonesash, dhe gjigandi korporativ RentNet sapo hapi një mega-dyqan vezullues përballë rrugës. Që të mbash ndezur dritat neon, do të duhet të menaxhosh dyqanin gjatë ditës dhe të përqafohesh me kaosin e qytetit gjatë natës.
Në këtë simulim menaxhimi mbijetese me botë të hapur, low-poly, qëllimi është i thjeshtë: të mbijetosh më gjatë se konkurrenca me çdo mjet të nevojshëm.
Veçori:
- Ndërto Perandorinë Tënde VHS: Shndërro një dyqan pluhurash e në shuarje në një pikë referimi të lulëzuar lokale. Porosit hitet më të fundit, mbush seksionin ``për të rritur``, shit ushqime të lehta dhe gjuaj për koleksionues të rrallë. Teksa rritesh, punëso staf, automatizo arkat dhe optimizo planimetrinë e hapësirës për të maksimizuar çdo qindarkë.
- Përshtatje e Thellë e Dyqanit: Bëeje hapësirën tënden! Që nga modelet e qilimit te tabela neon, përdor një gamë të gjerë opsionesh për personalizim për të krijuar hangoutin retro përfundimtar.
- Vrapimi ``After-Hours``: Të drejtosh një biznes të ligjshëm nuk ësht`t e mjaftueshme për të paguar faturat. Zhytu në botën e ashpër të qytetit për të bërë para shpejt. Drejto klube të fshehta ndeshjesh, luaj bixhoz me bileta gërvishtjeje, ose merr përsipër punë anësore të dyshimta. Disa do të të bëjnë magnat; të tjerat do të të lënë në kanal.
- Prodho Filma Origjinalë: Mos i merr vetëm me qira filmat - bëi ata! Konkuro drejtpërdrejt me RentNet duke prodhuar dhe publikuar katalogun tënd të filmave origjinalë. Menaxho prodhimin, ndërto markën tënde dhe ktheje dyqanin tënd në një fuqi mediatike në shkallë të plotë.
- Eksploro një Qytet Low-Poly të Gjallë: Përshko rrugët në këmbë ose me skuter. Ndiq oraret e NPC-ve, zbulo sekrete të fshehura dhe zhblloko mundësi të rrezikshme por fitimprurëse të fshehura në rrugicat e pasme të qytetit.
- Multiplayer Co-op: Mos u përball me makinën korporative i vetëm! Bashko forcat me miqtë në co-op online. Ndani punët e përditshme, menaxhoni banakun dhe merrni rreziqe më të mëdha së bashku për ta zgjeruar perandorinë tuaj më shpejt.
Genre: Action, Casual, Indie, Simulation
Language: English
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara