status:
Deep Rock Galactic Master Edition Global
| Numri i produktit: | GMV-200077977 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 112 00
Përfshinë TVSH 18%
-20 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Mjedisi 100% i shkatërrueshëm, shpellat e gjeneruara në mënyrë procedurale dhe valë të pafundme alienësh, janë gjithçka që mund të gjeni në Deep Rock Galactic. Luani solo ose me deri në 4 miq si Xhuxhë në një FPS co-op të fuqishëm.
Hoxxes IV është fjalë për fjalë i përbërë nga minerale të vlefshme që presin të nxirren. Megjithatë në këtë planet, gjithçka nga krijesat te flora është shumë armiqësore. Prandaj më mirë të keni sy edhe pas kokës. Gjeni një mënyrë për të kombinuar minierën dhe vrasjen e përbindëshave, dhe provoni veten si Xhuxhi më i mirë hapësinor.
Veçori:
- Co-Op deri në 4 lojtarë - Gërmoni, eksploroni dhe luftoni si ekip. Sistemi i thellë i shpellave është i mbushur me alienë të zemëruar dhe burime luksoze. Për t’i marrë të gjitha dhe për të mbijetuar këtë aventurë vdekjeprurëse duhet të mbështeteni te shokët e ekipit.
- 4 Klasa Unike - Çdo klasë është e ndryshme, prandaj sigurohuni të zgjidhni atë të duhurën për punën. Gunner - armët e tij janë në flakë, Scout - ndriçon shpellat për ekipin, Driller - kalon nëpër shkëmbinjtë më të vështirë, Engineer - mbështet ekipin me struktura mbrojtëse dhe turela.
- Mjedise Plotësisht të Shkatërrueshme - Kthejeni gjithçka në rrënojë për të përmbushur qëllimet tuaja. Gërmoni drejt e te destinacionet tuaja ose krijoni një rrjet të menduar korridoreve, për të eksploruar rrethinën, zgjedhja është e juaja. Por bëni kujdes, mos bini të papërgatitur në folenë e alienëve.
- Sistem Shpellash i Gjeneruar Proceduralisht - Nuk do të shihni të njëjtën shpellë dy herë. Një mjedis i gjeneruar proceduralisht siguron që çdo lojë të jetë e ndryshme, kështu që ka gjithmonë diçka të re për t’u zbuluar.
- Pajisje dhe Armë të Nivelit të Lartë - Xhuxhët, përveçse janë minatorët më të mirë, janë gjithashtu shumë të zhdërvjellët. Ata e dinë çfarë u duhet për ta kryer punën.
- Ndriçoni Rrugën Tuaj - shpellat janë të errëta dhe plot me tmerre. Prandaj sillni dritën tuaj për t’i shpërndarë këta tunele të zinj sterrë.
Genre: Action, Indie
Language: Czech, Dutch, English, French, German, Hungarian, Polish, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish, Swedish, Traditional Chinese
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu