status:
The Last Oricru ROW Global
| Numri i produktit: | GMV-200077017 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 2 50
Përfshinë TVSH 18%
-11 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
The Last Oricru është një RPG aksioni, që të vendos në mes të një konflikti të vazhdueshëm nën mburojën mbrojtëse në planetin përndryshe të braktisur. Vendimet e tua sjellin kthesa interesante në lojë pasi mund të ndikosh fuqishëm konfliktin dhe përfundimin e tij. Do të përjetosh qindra përleshje intensive në një botë brutale mesjetare sci-fi, ku çdo veprim ka pasojat e veta. Ngrije nivelin e heroit tënd dhe përmirëso aftësitë e tua përpara se të përballesh me një nga shumë luftërat me bosë.
Veçoritë:
- Histori Intriguese - Në botën e The Last Oricru teknologjia e përparuar është kryesisht e harruar. Mbetjet e fundit perceptohen si objekte magjike dhe vetëm disa të përzgjedhur mund të përdoren. Disa nga teknologjitë e përparuara si Cradle of Life, mund të përdoren vetëm nga The Last Oricru.
- Vendime me Ndikim - Pemë vendimesh masive në të cilën vendimet e tua çojnë në një përfundim të ndryshëm, duke ndikuar historinë, personazhet, fundet e lojës, por edhe pamjen vizuale të niveleve ose rrjedhën e lojës. Çdo veprim, nën-mision ose vdekje mund të ndikojë reputacionin tënd me secilin fraksion. Ka mënyra të shumta për ta luajtur The Last Oricru - të bëhesh mik me të gjithë ose të jesh i keqi me të gjitha pasojat.
- Luftim Sfiduese - Luftimi është kompleks dhe synon të krijojë një përvojë të vështirë por shpërblyese. Do të hasësh përleshje të ndryshme masive, në të cilat mund të ndikosh betejat tashmë të ndezura – të rrëzosh ushtarët armikë ose t'u vish në ndihmë. Sulmet trup më trup dhe nga distanca, dëmi elementar (magjia) dhe menaxhimi i peshës ofrojnë një gamë të gjerë personalizimi. Përgatitu të vdesësh... Shumë!
- Coop në Divan - Loja ofron shumë situata që mund të zgjidhen ndryshe në bashkëpunim sesa në lojën me një lojtar. Mund të gjesh mënyra të reja argëtuese se si të fitosh në luftërat me bosë ose të arrish zona të veçanta sekrete. Në fund të ditës, luftimi është baza e çdo RPG-je, kështu që nëse për shembull luan si një tank trup më trup, ndërsa lojtari i dytë luan si mbështetje magjike, do të shijosh dhjetëra orë të mrekullueshme argëtimi të përbashkët!
Genre: Action, Adventure, RPG
Language: Czech, English, French, German, Italian, Japanese, Korean, Polish, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara