status:
Far Cry 6 500 Credits
| Numri i produktit: | GMV-200076971 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Xbox One/Series |
€ 5 30
Përfshinë TVSH 18%
-12 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Ky paketim përfshin sa vijon:
- 500 Kredite.
Kreditë e Far Cry 6 mund të përdoren për të blerë sende ekskluzive, valutë në lojë, burime dhe shumë të tjera.
Rreth lojës bazë:
Far Cry 6
Yara është një ishull i Karaibeve i copëtuar nga një revolucion kundër diktatorit Antón Castillo dhe djalit të tij Diego. Ti, Dani Rojas, mund t`i bashkohesh luftës menjëherë ose të përpiqesh të jetosh një jetë të thjeshtë. Shko peshko dhe shijo perëndimin e diellit. Zbulo botën më mbresëlënëse që Far Cry ka ofruar ndonjëherë. Vizito plazhe, xhunglën dhe rrugët e qytetit kryeqytet. Udhëto rreth ishullit duke drejtuar shumë mjete unike. Përjeto rutinën e përditshme të një kombi që jeton nën kthetrat e një tirani.
Luftë guerile
Një sulm i gjithanshëm nuk është një opsion kur po lufton kundër një diktatori. Zotëro teknikat guerile dhe befaso ushtarët e juntës me fuqinë shkatërruese të zjarrit të armëve të improvizuara. Përdor ndihmën e revolucionarëve të tjerë dhe shoqëruesve kafshë, përfshirë një krokodil me një dhëmb të artë dhe Chorizo - ndoshta kafsha shtëpiake më e lezetshme në historinë e videolojërave.
Lufto vetëm ose zgjidh modalitetin co-op për ta ndarë përvojën me mikun tënd. Pushto bazat e armikut dhe rimerr kontrollin mbi ishullin pak nga pak. Shiko sferën tënde të ndikimit të zgjerohet me çdo fitore. Udhëhiq revolucionin që do t`i japë fund regjimit Castillo!
Genre: Action, Adventure, Shooter
Platform: Xbox One/Series
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu