status:
Deep Rock Galactic Dwarven Legacy Edition Global
| Numri i produktit: | GMV-200076194 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
9 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 55 60
Përfshinë TVSH 18%
-18 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Mjedis 100% i shkatërrueshëm, shpella të gjeneruara në mënyrë procedurale dhe valë të pafundme alienësh, janë gjithçka që mund të gjeni në Deep Rock Galactic. Luaj vetëm ose me deri në 4 miq si Xhuxhë në një FPS bashkëpunues të fortë.
Hoxxes IV është fjalë për fjalë i bërë nga minerale të vlefshme që presin të nxirren. Megjithatë në këtë planet, gjithçka nga krijesat te fauna është shumë armiqësore. Prandaj më mirë të keni sy pas koke. Gjeni një mënyrë për të kombinuar nxjerrjen e mineraleve dhe vrasjen e monstrave, dhe provoni veten si Xhuxhi më i mirë udhëtar i hapësirës.
Veçori:
- Co-Op deri në 4 lojtarë - Gërmoni, eksploroni dhe luftoni si ekip. Sistemi i thellë i shpellave është i mbushur me alienë të zemëruar dhe burime luksoze. Për t’i marrë të gjitha dhe për të mbijetuar këtë arratisje vdekjeprurëse duhet të mbështeteni te shokët e ekipit.
- 4 Klasa Unike - Çdo klasë është e ndryshme, prandaj sigurohuni të zgjidhni atë të duhurën për punën. Gunner - armët e tij shpërthejnë, Scout - ndriçon shpellat për ekipin, Driller - kalon nëpër shkëmbinjtë më të fortë, Engineer - e mbështet ekipin me struktura mbrojtëse dhe turela.
- Mjedise Plotësisht të Shkatërrueshme - Kthejeni gjithçka në rrënoja për të përmbushur qëllimet tuaja. Gërmoni drejt e te destinacionet tuaja ose krijoni një rrjet të menduar korridoreve, për të eksploruar rrethinën, zgjedhja është e juaja. Por kini kujdes, mos bini të papërgatitur në folenë e alienëve.
- Sistem Shpellash i Gjeneruar Proceduralisht - Nuk do të shihni të njëjtën shpellë dy herë. Një mjedis i gjeneruar proceduralisht siguron që çdo lojë të jetë e ndryshme, kështu që ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar.
- Pajisje dhe Armë të Avancuara - Xhuxhët, përveçse janë minatorët më të mëdhenj, janë edhe shumë të zotë. Ata e dinë çfarë u duhet për ta kryer punën.
- Ndriço Rrugën Tënde - shpellat janë të errëta dhe plot tmerre. Prandaj sillni dritën tuaj për të shpërbërë këto tunele të zeza katran.
Genre: Action, Indie
Language: Czech, Dutch, English, French, German, Hungarian, Polish, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish, Swedish, Traditional Chinese
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu