status:
Death's Door Deluxe Edition Global
| Numri i produktit: | GMV-200074928 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
3 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 7 20
Përfshinë TVSH 18%
-37 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Pse duhet të blini Death`s Door?
- Ju pëlqejnë lojërat aksion-aventurë.
- Ju shijoni lojëra me estetikë të errët dhe pak humor të zi.
- Do të dëshironit të përballeshit me krijesa frikësuese dhe bosë të fuqishëm.
Death’s Door
Death’s Door është një lojë aksion-aventurë për PC, PS4, PS5, Xbox SX, Xbox One dhe Nintendo Switch, e zhvilluar nga një studio me dy persona, Acid Nerve. Loja i transporton lojtarët në një botë magjike, ku puna e një Sorre të caktuar është të mbledhë shpirtra nga Selia e Komisionit të Korrjes. Monotonia e punës ndryshon kur një ditë një shpirt vidhet. Tani, Sorrës i duhet të nisë një aventurë nëpër një botë plot me krijesa të çuditshme dhe rrëqethëse për të gjetur hajdutin.
Gjurmo hajdutin
Luani si Sorrë dhe personalizoni statistikat e personazhit tuaj me pikë eksperience. Përdorni shpatën dhe magjinë e Sorrës për të sulmuar kundërshtarët tuaj gjatë betejave sfiduese me pamje izometrike. Armiqtë që do të takoni gjatë rrugës janë frikësues, nga krijesa që duken si kukulla te përbindësha, bisha dhe bosët më të fuqishëm. Çdo krijesë ka historinë e vet që do t’ju afrojë me sekretin e botës së Death’s Door. Nëse jeni adhurues i humorit të zi, patjetër do ta shijoni këtë titull.
Eksploroni botën e Death’s Door
Eksploroni nivelet e historisë së Death’s Door dhe kërkoni shtigje të fshehura dhe sekrete të tjera. Zgjidhni një mori enigmash sfiduese. Loja vendoset në një paletë ngjyrash disi të errët dhe të zymtë , e cila e kombinuar me muzikë të ngadaltë dhe të përmbajtur dhe tingujt e pëshpëritjeve shqetësuese jep përshtypjen e misterit. Mësoni të vërtetën për rolin tuaj në këtë botë dhe udhëtoni përtej Dyerve për të mësuar origjinën e saj.
Veçoritë e Death’s Door:
- Personalizimi i personazhit tuaj,
- Beteja dhe enigma sfiduese,
- Pamje izometrike,
- Një dozë e mirë humori të zi,
- Estetikë e errët dhe e frikshme.
Genre: Action, Adventure
Language: English, French, German, Japanese, Korean, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish, Traditional Chinese
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara