status:
King of Seas EN/IT Global
| Numri i produktit: | GMV-200072327 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
1 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 3 40
Përfshinë TVSH 18%
-21 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
“Të shtënat e topave jehojnë në shtatë detet ndërsa në horizont dielli lind mbi një agim të ri piratësh. Lëshoni litarët e ankorimit, shpalosni velat dhe hidheni në zemër të stuhisë duke formësuar perandorinë tuaj. Vrasja e babait tuaj nuk do të falet.``
King of Seas është një lojë Action Role playing e vendosur në një botë piratësh të gjeneruar në mënyrë procedurale dhe vdekjeprurëse. Në një komplot të egër do të luftoni për të rifituar atë që ju është marrë dhe do të niseni në një aventurë epike në një botë fantastike, plot me beteja, ishuj të humbur dhe thesare. Një univers plot me personazhe të jashtëzakonshëm dhe misione mahnitëse do t’ju mbajë të lidhur ndërsa përpiqeni të bëheni mbreti i të gjithë piratëve.
Veçori:
- Historia: Një seri detyrash ju udhëheqin në udhëtimin tuaj dhe zbulojnë personazhet intriguese të botës së King of Seas që do t’ju çojnë drejt shtegut të radhës të aventurës suaj epike.
- Gjenerim procedural: Zhytuni në një botë të harlisur, të gjeneruar në mënyrë procedurale, që rifreskon vazhdimisht mekanikat e eksplorimit brenda çdo loje të re.
- Botë dinamike: Bota reagon ndaj çdo veprimi tuaj, rrugët detare ndryshojnë dhe me çdo vendbanim të pushtuar vështirësia përshtatet për t’ju dhënë vazhdimisht një kohë më sfiduese.
- Harta: Një mjegull e dendur do të sigurojë që udhëtimi drejt objektivave të mos jetë i lehtë, në fund të fundit a nuk do të donit ta humbnit gëzimin e eksplorimit !?
- Sistemi i navigimit: Efektet atmosferike ndikojnë në lojë. Lundroni gjatë një stuhie me rrezikun tuaj, shmangni armiqtë dhe gjithmonë mbani mend të vëzhgoni me kujdes drejtimin e erës për të qëndruar në kontroll gjatë betejave. Strategjia fillon këtu.
- Personalizimi i anijes: Pesë lloje anijesh shumë të personalizueshme përmes një sistemi pajisjesh dhe aftësish, ashtu si në çdo lojë të vërtetë me role!
- Sistemi i luftimit: Jo vetëm të shtëna topash dhe strategji detare, por edhe shpejtësi dhe spektakël, falë një grupi prej më shumë se 20 aftësish për të zgjedhur dhe tri degëve të talenteve për t’iu përshtatur çdo stili loje.
- Misione speciale: Shpërblime shtesë ju presin pas përfundimit të këtyre misioneve dytësore, çdo vendbanim që pushtoni do të jetë burim aventurash të reja!
- Gjueti thesari: Harta sekrete fshihen në thellësitë abisale, gjeni ato dhe merrni udhëzime drejt thesarëve të zhytur!
- Tregti: Çdo vendbanim prodhon produkte specifike me vlerën e tyre të tregut. Blini ato me çmimin më të ulët të mundshëm dhe shisni ato te vendbanime të tjera ku kërkohet. Blini lirë, shisni shtrenjtë, kjo është baza e tregtisë!
- Peshkim: Gjeni deri në 30 lloje peshqish që jetojnë nën sipërfaqen e oqeanit. Peshkoni të gjithë, por kini kujdes të vëzhgoni kohën e ditës dhe kushtet e motit...
- Renditja: Çdo betejë e fituar do ta rrisë shpërblimin për kokën tuaj, krahasojeni atë me piratët më të famshëm të historisë. Bëhuni Mbreti i Deteve!
- Shumë nivele vështirësie: Niveli i vështirësisë shton një shumëfishues të konsiderueshëm te shpërblimi i përftuar në lojë. Sa do të mund të gjeneroni në mënyrën hardcore?
Genre: Action, Adventure, Indie, RPG
Language: English, Italian
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu