status:
Battlefield 4 Premium Edition Global
| Numri i produktit: | GMV-200070862 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 49 00
Përfshinë TVSH 18%
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Hidhu në aksion dhe ngrihu mbi kaosin në Battlefield 4. Ky FPS nga Electronic Arts është pjesë e një serie që përcakton zhanrin, të cilën fansat e duan dhe kritikët e lavdërojnë. Në BF4 mund të përjetosh një nivel të ri realiteti. Nevojiten ushtarë të mirë në vijat e para për të udhëhequr. Zhyty në një histori epike për një lojtar që të vendos në zemër të betejës. Grafikat intensive dhe mjedisi plotësisht i shkatërrueshëm e bëjnë këtë Battlefield të ndihet i jashtëzakonshëm. Mëso t’i përdorësh armët dhe çoje luftën online me mundësi të shkëlqyera shumëlojtarëshe. Bleje dhe shiko vetë.
Veçoritë:
- Kontrollo betejën - ti vendos se si ndodhin gjërat në Battlefield 4. Kjo lojë është projektuar të jetë krejtësisht interaktive, duke të lejuar më shumë zgjedhje se në çdo lojë të mëparshme Battlefield. Eksplozivët, plumbat dhe përplasjet kanë ndikim serioz mbi mjedisin. Mund të rrëzosh një ndërtesë, ose të lëshosh një përmbytje mbi armiqtë e tu. Edhe alarmet e makinave funksionojnë! Kur luan Battlefield 4 ti`nuk po e sheh vetëm shkatërrimin, po e përjeton atë nga afër. Bëhu krijues me strategjinë tënde dhe përjeto një mënyrë të re lojërash. Ke luajtur shooters më parë, por kjo lojë ka të bëjë me strategji dhe taktika më shumë sesa thjesht të mbash të shtypur këmbëzën. A je mjaft i zgjuar për t’i mbijetuar luftës së nesërme?
- Lufto për të ardhmen - Battlefield 4 ofron një fushatë emocionuese për një lojtar që zhvillohet në një të ardhme jo aq të largët. Fuqitë botërore janë në fyt të njëra-tjetrës dhe skuadra jote elitare, Tombstone, duhet të punojë për të rikthyer ekuilibrin. Përdor eksplozivë të teknologjisë së lartë, armë dhe pajisje vëzhgimi për të qëndruar një hap përpara armiqve të tu. Ka katër klasa kryesore me disa specializime për të zgjedhur. A je lojtar i përqendruar te mbështetja? Një mjek miqësor? Apo një snajper vdekjeprurës? Nëse të pëlqen të hedhësh gjëra në erë, provo veglat e Engineer`s. E ardhmja e luftës po të pret. Gjej vendin tënd në Battlefield.
- Bëj betejë kudo - çoje luftën në qiell ose në dete. Battlefield 4 të ofron mundësinë të angazhohesh në luftime detare, të pilotosh avionë dhe të ngasësh tanke. Mjetet janë një veçori fantastike si e fushatës ashtu edhe e lojës online. Ulu pas timonit të çdo mjeti luftarak që mund të imagjinosh. Skenarë të ndryshëm vijnë me sfida unike, dhe mënyra të veçanta për të hedhur gjëra në erë! Luaje fushatën vetëm dhe pastaj çoji aftësitë e tua online. Multiplayer në BF4 është strategjik dhe intensiv. Ka shumë lojtarë të tjerë online nga të cilët mund të mësosh dhe që mund t’i njohësh. Mos u shqetëso se do të mërzitesh sepse ka shumë paketa zgjerimi për t’u marrë. Sapo të futesh në Battlefield 4, do të vazhdosh të kthehesh për më shumë. Bleje sot dhe shto në bibliotekën tënde një lojë që nuk do ta harrosh kurrë.
Genre: Action, FPS, Multiplayer
Language: Czech, English, French, German, Italian, Japanese, Korean, Polish, Portuguese, Russian, Spanish, Traditional Chinese
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara