status:
Goat of Duty Global
| Numri i produktit: | GMV-200068680 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 0 90
Përfshinë TVSH 18%
-44 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Si të Aktivizohet:
- Do të merrni një lidhje dhurate te faqja e internetit e ofruesit të jashtëm në shfletuesin tuaj.
- Hyni aty duke përdorur llogarinë tuaj Steam.
- Sigurohuni të zgjidhni të njëjtin shtet si shteti i dyqanit tuaj që gjendet te detajet e llogarisë Steam.
- Sistemi i automatizuar do ta shtojë llogarinë tuaj Steam në listën e miqve. Ju lutemi pranojeni.
- Pasi të pranoni kërkesën për miqësi, do t'ju dërgojë lojën e blerë si dhuratë.
Gjithçka filloi me një aksident bërthamor të çuditshëm që u dha të gjitha dhive inteligjencën e nevojshme për t’i përmbysur shpejt pronarët e tyre njerëzorë me përplasjet e tyre të fuqishme, kërcimet e larta dhe meketjet që të shurdhojnë veshët. Jo, prit, nuk ishte kjo. Dhitë ishin inteligjente që nga fillimi, por meqë nuk kishin gishta të mëdhenj, pritën me durim që njerëzimi të zhvillonte robotë të automatizuar të aftë të prodhonin atë që u nevojitej në mënyrë që të... Jo, as kjo nuk funksionon. Në një univers alternativ, dhitë janë luftëtarët më të fuqishëm të...
Goat of Duty është një shooter në vetën e parë shumë i shpejtë dhe intensiv me shumë lojtarë, dhe kjo ´shtë pothuajse gjithçka që duhet të dini. Pa budallallëqe: s’ka nevojë të zotëroni një metagame të ndërlikuar, të mësoni personazhe të ndryshëm, të kombinoni aftësi, lojë strategjike në ekip... vetëm arena luftime djallëzore,
armë të fuqishme dhe aksion me ritëm të shpejtë. Epo, dhe shumë humor pa kuptim, goatstume (skins) të çmendura dhe mekanika dhish që të talleni me miqtë tuaj sa të doni!
Veçori:
- Dhi. Ju jeni një dhi e armatosur që lufton me dhi të tjera. Nuk bëhet më mirë se kaq!
- Përjetoni beteja intensive deathmatch me shumë lojtarë për 2 deri në 10 dhi
- Loja me ritëm të shpejtë: Dhitë janë të shpejta dhe të shkathëta, në fund të fundit; ato mund të ngjiten pothuajse kudo dhe të kërcejnë shumë lart.
- Përvojë shooter e stilit të vjetër, pa budallallëqe: Vetëm ju dhe aftësitë tuaja kundër armiqve tuaj!
- Vishni goatstume të çmendura, kërceni si dhi dhe talluni me shokët tuaj kur i mekni në luftim!
- Katër mënyra multiplayer: Classic free-for-all, Gun Deathmatch, Herd Wars (ose team deathmatch për njerëzit) dhe një mënyrë origjinale, e re: Fus Ro Arena e çmendur
- Eksploroni një shumëllojshmëri hartash të çmendura me stile të ndryshme loje: Ndihuni si në shtëpi në një fermë futuriste, eksploroni male në planeta të largët, mbijetoni në shkretëtirën e qengjave, përjetoni frikë që të ngre qimet përpjetë te pusi i tmerrit, enduni pa drejtim në stacionin hapësinor, ose ndeshuni me rastësi të paimagjinueshme te fshati mesjetar -- ndër të tjera!
Genre: Action
Language: English, French, German, Italian, Japanese, Polish, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish, Turkish
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu