status:
We Were Here Together Global
| Numri i produktit: | GMV-200067485 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
1 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 6 20
Përfshinë TVSH 18%
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Nisuni në një aventurë zgjidhjeje enigmash në të cilën ju dhe një partner duhet të provoni se mund të komunikoni dhe të punoni së bashku për të shpëtuar nga Kalaja e përhumbur Castle Rock.
Gjithçka fillon me një flakë emergjence që ndriçon qiellin dhe një thirrje për ndihmë që ju zgjon nga ëndrra të parehatshme. Bashkë-eksploruesit tuaj në Antarktidë janë në telashe, dhe ju të dy të mbetur në kampin bazë duhet të punoni së bashku për të nisur një mision shpëtimi. Sikur ta dinit në çfarë po futeshit…
Nga kampi bazë i kërkimit do t’ju duhet të gjeni një mënyrë për të arritur te burimi i flakës së sinjalit të rrezikut. Pasi të kaloni përmes shkretinave të ngrira të Antarktidës, do ta gjeni veten të ndarë brenda një kështjelle mesjetare, përballë enigmave, sekreteve dhe rreziqeve! Ju dhe partneri juaj filloni pa asgjë tjetër veç mendjes suaj dhe nga një radio-marrëse secili. Vëzhgimi, komunikimi i zgjuar dhe puna në ekip do të jenë e vetmja mënyrë për t’u arratisur nga Castle Rock-ogurzi.
Veçori:
- Histori që të kall drithërimat: zbuloni një histori të errët dhe njihuni më nga afër me qenien keqdashëse të njohur vetëm si ‘Jester’. Kush, ose çfarë, është ai?
- Radio-marrëse: duhet të komunikoni për të përparuar – zbuloni sa të zotë jeni në përshkrimin dhe shpjegimin e mjedisit tuaj.
- Plot enigma: punoni së bashku për të zgjidhur këtë dhomë arratisjeje dixhitale magjepsëse.
- Vende misterioze: eksploroni kampin bazë të ekspeditës, luginat e ngrira të Antarktidës dhe vetë Castle Rock-ogurzi.
Genre: Adventure, Indie
Language: Dutch, English, French, German, Japanese, Korean, Polish, Russian, Simplified Chinese, Spanish, Traditional Chinese
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu