status:
Crossroads Inn EN/DE/PL Global
| Numri i produktit: | GMV-200067402 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
9 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 4 40
Përfshinë TVSH 18%
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Crossroads Inn është një simulator menaxhimi në kohë reale me elemente të lojërave me role. Loja përbehet nga dy mënyra unike që ofrojnë përvoja krejtësisht të ndryshme.
Në mënyrën Sandbox, lojtarët do të përqendrohen vetëm te menaxhimi i biznesit dhe ekonomisë së tyre – për të ndërtuar hanin e tyre, për të punësuar dhe mbikëqyrur stafin, për të menaxhuar zinxhirët e furnizimit dhe për të krijuar receta të reja gatimesh. Në mënyrën Campaign, mikro-menaxhimi është vetëm një parathënie e një historie të pasur, pasi mbretërëria është në trazira dhe pritet një ndryshim pushteti. Hani juaj së shpejti do tërheqë vëmendjen e figurave të rëndësishme politike dhe ushtarake, të cilët po përpiqen me dëshpërëm të mbahen pas frenave të pushtetit. Lojtarët do të bëhen pjesë e një drame në shkallë të gjerë, plot intriga politike, personazhe të gjalla, NPC të pabesë dhe misione të rrezikshme të frymëzuara nga lojërat RPG – madje do të keni edhe një vajzë në hall për ta shpëtuar!
Veçori:
- Simulator menaxhimi në kohë reale dhe RPG në një!
- Dy mënyra të dallueshme loje: një mënyrë epike Campaign me një histori jo-lineare (12 përfundime të ndryshme!) dhe një mënyrë Sandbox pothuajse e pafund, e dedikuar për adhuruesit e simulimeve të vështira
- Mitologji e pasur dhe e detajuar me fraksione në konflikt dhe organizata të fuqishme – zgjidhni të krijoni aleanca ose të punoni kundër të tjerëve në një ambient origjinal të fantazisë së ulët
- Një aventurë kulinare e jetës, e projektuar në bashkëpunim me ekspertët nga Nerds’ Kitchen! Zbuloni receta, krijoni pjata të reja dhe shërbeni menu të larmishme për tërhequr grupe të ndryshme shoqërore
- Një simulim kompleks i ekonomisë së hanit me grupe të ndryshme klientësh, mysafirë të veçantë, punonjës unikë dhe të rregullt, dhjetëra burime dhe objekte për të ndërtuar dhe zhvilluar - të gjitha të lidhura së bashku me një rrjet varësish
- Kolonë zanore origjinale e kompozuar nga një ekip i talentuar, duke përfshirë Marcin PrzybyÅowicz (The Witcher 3) dhe e regjistruar me instrumente tradicionale popullore nga kultura dhe epoka të ndryshme
- Dhe më shumë!
Genre: Adventure, RPG, Simulation, Strategy
Language: English, German, Polish
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara