status:
Nightmares from the Deep: The Cursed Heart Global
| Numri i produktit: | GMV-200065365 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
8 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 7 40
Përfshinë TVSH 18%
-48 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Dëshironi të hyni në një botë emocionuese Piratësh, ku rreziku fshihet në çdo cep?
Ju jeni pronar muzeu që ndjek një pirat të pavdekshëm që rrëmbeu vajzën tuaj. Shpejt kuptoni se zuzari është i ngatërruar në një histori tragjike dashurie, shekullore, dhe dëshiron të ringjallë të dashurën e tij me forcën jetësore të vajzës. Ju vjen keq për piratin, por duhet ta ndaloni para se të jetë shumë vonë për vajzën tuaj…
Do ta lini shpejt muzeun modern dhe do të gjeni rrugën tuaj drejt mjediseve të shkatërruara piratësh, të gjitha tri shekuj të vjetra. Që nga koha e epokës së artë të piraterisë, vendndodhjet janë bërë të lëna pas dore, të shkreta dhe të pushtuara nga bimësia. Hëna e plotë, eshtra të shtrirëa përmbi tokë dhe një shkëmb në formë kafka i shtojnë atmosferës së errët të ishullit misterioz.
Çfarë ngjarjesh tragjike ndodhën në ishull para mbërritjes suaj? Çfarë fuqish të liga mund ta bëjnë një anije të vjetër, të kalbur, të lundrojë? A është vërtet pirati i tmerrshëm, i pavdekshëm aq i lig sa duket?
Do të gjeni përgjigje për këto pyetje gjatë udhëtimit tuaj nëpër anijen fantazmë që përndjek detet e Karaibeve, Ishullin e zymtë të Kafkës ku eshtrat e piratëve mbulojnë tokën, një kështjellë të rrënuar të goditur nga topat dhe katakombe që shtrihen poshtë sipërfaqes së ishullit. A jeni mjaftueshëm të fortë për ta shpëtuar vajzën tuaj? A do të guxoni ta hiqni mallkimin?
Veçori:
- Version Special Collector’s Edition plot me shtesa ekskluzive!
- Kalo midis Hidden Object dhe enigmës Mahjong!
- Histori mahnitëse;
- Skena filmike me cilësi AAA;
- Peizazhe të mrekullueshme;
- Enigma të zgjuara;
- Mblidh 12 Dublona të Mallkuara!
- Përballu me Kapitenin e frikshëm Remington dhe ekuipazhin e tij!
Genre: Adventure
Language: English, French, German, Italian, Japanese, Korean, Polish, Portuguese, Russian, Simplified Chinese, Spanish
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara