status:
Sid Meier's Civilization VI - Persia and Macedon Civilization + Scenario Pack DLC EN Global
| Numri i produktit: | GMV-200063365 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 1 70
Përfshinë TVSH 18%
-35 %
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Kjo paketë përfshin sa vijon:
- Aftësi unike e qytetërimit: Aftësia “Hellenistic Fusion” i jep Maqedonisë Eurekas të Teknologjisë ose Civikëve, në varësi të Distrikteve që janë të pranishme në një qytet të pushtuar.
- Aftësi unike e udhëheqësit: Aftësia e Aleksandrit “To World’s End” i lejon Maqedonisë të qëndrojë në luftë më gjatë duke ulur në mënyrë të ndjeshme lodhjen nga lufta. Ai gjithashtu i jep Maqedonisë Hetairoi: një njësi e shpejtë e Kalorësisë së Rëndë që nis me një promovim të lirë, e cila zëvendëson Horseman.
- Njësi unike: Hypaspist zëvendëson Swordsman, merr bonuse shtesë nga njësitë mbështetëse dhe është më i fortë në rrethimin e Distrikteve.
- Ndërtesë unike: Basilikoi Paides mund të ndërtohet në çdo Encampment që nuk ka një stable. Ai ofron bonuse për të gjitha njësitë tokësore të afërta, në distancë, dhe Hetairoi të stërvitura në qytet. Ai gjithashtu ofron pak shkencë sa herë që krijohet në qytet një njësi jo-civile
- Aftësi unike e qytetërimit: Aftësia “Satrapies” i jep Persisë një Rrugë Tregtare falas kur ata zhvillojnë Political Philosophy, dhe prodhime të përforcuara nga rrugët e tyre të brendshme tregtare.
- Aftësi unike e udhëheqësit: Kyri ka aftësinë “Fall of Babylon”, duke dhënë bonuse lëvizjeje dhe prodhimesh për një kohë të shkurtër pas shpalljes së një Surprise War, dhe duke anuluar gjithashtu disa nga penalitetet diplomatike të shpalljes së një Surprise War.
- Njësi unike: Njësia unike e Persisë është Immortal i famshëm. Ky zëvendësim i Swordsman merr një sulm në distancë bonus dhe është shumë i fortë në mbrojtje.
- Përmiresim unik: Pairidaeza ofron Kulturë, Ar dhe Appeal, si dhe Kulturë ose Ar bonus për Distriktet dhe Qendrat e Qytetit ngjitur. Me kalimin e kohës, ato do të ofrojnë edhe më shumë prodhime teksa avancon nëpër pemën e teknologjisë & civikëve.
- Skenari i ri “Conquests of Alexander”:
- Garo kundër kohës për të provuar veten si pushtues po aq i madh sa Aleksandri i Madh! Ky skenar është i përqendruar në luftim, zgjerim dhe përdorimin e llogaritur të Gjeneralëve të Mëdhenj. Ndërsa rrit vështirësinë, ke gjithnjë e më pak ture në të cilat mund të pushtosh botën e njohur, duke ofruar një sfidë të vërtetë për strategët ushtarakë.
- Dy Mrekulli të Reja:
- Mausoleum at Halicarnassus: Njëra nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë kthehet në Civilization. Mausoleumi të lejon të marrësh bonuse shtesë nga Admiralët e Mëdhenj dhe Inxhinierët e Mëdhenj.
- Apadana: Persët ishin të famshëm për sallat e tyre të audiencës, dhe shembulli më i mirë u gjet në Persepolis. Kjo Mrekulli ofron të dërguar shtesë sa herë që ndërton një Mrekulli Botërore – përshirë edhe Apadanën!
Aleksandri udhëheq Maqedoninë dhe Kyri udhëheq Persinë në Sid Meier’s Civilization VI! Aftësitë e Maqedonisë do të të lejojnë të pushtosh të gjithë botën, dhe Persia mund të bëhet e pasur dhe e kulturuar, ose të nisë pushtime të papritura me lehtësi të jashtëzakonshme. Këta kundërshtarë historikë përputhen mirë me njëri-tjetrin dhe shfaqen në skenarin e ri “Conquests of Alexander”. A mund ta përcaktosh fatin e Lindjes së Afërme dhe rrjedhën e historisë?
Rreth lojës bazë:
E krijuar fillimisht nga dizajneri legjendar i lojërave Sid Meier, Civilization është një lojë strategjie me ture në të cilën përpiqesh të ndërtosh një perandori që të rezistojë kohës. Bëhu Sundimtari i Botës duke themeluar dhe udhëhequr një qytetërimi nga Epoka e Gurit deri në Epokën e Informacionit. Bëj luftë, zhvillo diplomaci, avancon kulturën tënde dhe përballu drejtpërdrejt me udhëheqësit më të mëdhenj të historisë teksa përpiqesh të ndërtosh qytetërimin më të madh që bota ka parë ndonjëherë.
Civilization VI ofron mënyra të reja për tëu angazhuar me botën tënde: qytetet tani zgjerohen fizikisht nëpër hartë, kërkimet aktive në teknologji dhe kulturë zhbllokojnë potenciale të reja, dhe udhëheqësit rivalë do të ndjekin agjendat e tyre bazuar në tiparet e tyre historike ndërsa garon për njërën nga pesë mënyrat për të arritur fitoren në lojë.
Genre: Strategy
Language: English
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu