status:
Deponia Global
| Numri i produktit: | GMV-200062802 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
1 |
| Transporti: |
|
| Brendi | Steam |
€ 0 70
Përfshinë TVSH 18%
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
Daedalic Entertainment, dikur e quajtur “Lucasarts nga Gjermania“ nga revista GameStar, i fton lojtarët në një aventurë fantastike komedie që sillet rreth një historie të çmendur dashurie të Rufus dhe Goal.
Në Deponia, bota ka degjeneruar në një vendgrumbullim të stërmadh mbeturinash, në të cilin Rufusi i sertë mezi e nxjerr ekzistencën e tij të mjerë. Ai është pjesë e shtresës më të ulët shoqërore, i dënuar ta jetojë jetën e tij në male të mirëfillta plehrash. Ai shpreson për një mundësi për të hyrë në botën e të pasurve, të cilët jetojnë në një qytet fluturues lart mbi retë.
Fati duket se i buzëqesh këtij të pafytyri të pavlerë kur një ditë zonja tërheqëse e quajtur Goal nga sektori më i lartë përplaset në një nga grumbujt e plehrave. Rufusi vendos ta ndihmojë të renë duke e kthyer te burri i saj. Kur vëren se burri i Goal`s është shëmbëlltyrë e përkryer e tij, ai thurr një plan djallëzor për të fituar akses në botën e sipërme. Megjithatë, gjërat nuk shkojnë tamam siç ishte planifikuar, pasi ai ka ndjenja për bukuroshen, gjë që ia kufizon mungesën e zakonshme të skrupujve.
Ndihmojeni Rufusin, djalin e varfër nga vendgrumbullimi i skrapit, të fitojë zemrën e vajzës nga qielli. Vetëm me këtë vajzë të pasur nga ëndrrat e tij ai mund të jetë në gjendje të arratiset nga Deponia dhe, papritur, të shpëtojë planetin.
Veçori
- Stil unik komik me grafikë 2D të vizatuar me dorë në rezolucion HD.
- Personazhe të çuditshme dhe humor i marrë.
- Puzzle sfiduese dhe orë të tëra dialogu.
- Univers unik në traditën e Douglas Adams (The Hitchhiker`s Guide to the Galaxy), Terry Pratchett (Discworld) dhe Matt Groening (The Simpsons, Futurama).
- Nga krijuesit e lojërave të vlerësuara me çmime Edna & Harvey: The Breakout, Edna & Harvey: Harvey’s New Eyes dhe The Whispered World.
Genre: Adventure, Indie
Language: Bulgarian, Czech, English, French, German, Greek, Italian, Polish, Portuguese, Russian, Spanish, Turkish
Platform: Steam
Region: Global
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu