status:
Tea Tree - Maskë e nates 75 ML
| Numri i produktit: | BDS-200000801 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
3 |
| Transporti: |
|
| Dyqani: | Axiom Body Shop |
| Brendi |
|
€ 15 00
Përfshinë TVSH 18%
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
Keni pyetje rreth produktit?
PËR LËKURË TË YNDYRSHME DHE ME NJOLLA | PURIFIKUES | VEGAN
Ne nuk besojmë në lëkurën e përsosur dhe njollat janë një pjesë krejtësisht normale e jetës. Por ne e kuptojmë se ka raste që dëshironi të keni pak kontroll mbi të. Këtu hyn linja jonë nga Tea Tree, dhe kjo maskë e natës për pastrimin e lëkurës është këtu për të ju ndihmuar ndërkohë që ju flini.
Kjo maskë pastruese ka një strukturë të ngjashme me shkumën që freskon lëkurën, madje edhe lëkurën e ndjeshme. Redukton shfaqjen e njollave, duke e lënë lëkurën të ndjehet e pastër si dhe të duket më e pastër nga yndyra e tepërt. Jo vetëm kaq, por me përdorim të rregullt, ndihmon edhe për të zbutur pamjen e lëkurës së vrazhdë; ku tekstura duket e ashpër dhe e pabarabartë; duke e lënë të duket më e barabartë.
Ne kemi shtuar acid salicilik në formulë për të ndihmuar në rritjen e asaj fuqie për heqjen e njollave.
Mund të tingëllojë pak e frikshme, por është thjesht një acid beta-hidroksi (BHA) që e do lëkurën dhe që
eksfolon qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndihmon në largimin e papastërtive dhe yndyrës së tepërt.
Është formulimi ynë më natyral deri më tani dhe është i pasuruar me 95% përbërës me origjinë natyrale, duke përfshirë vajin Tea Tree të Komunitetit për Tregti të Drejtë.
Vaji Tea Tree është një nga përbërësit pastrues më të fuqishëm të natyrës dhe ne e marrim atë nga fermerë ekspertë në Kenia, të cilët përdorin prodhim në shkallë të vogël, korrje me dorë dhe absolutisht asnjë pesticid për të siguruar që fuqitë e tij janë në kulmin e tyre.
Dhe, një lajm edhe më i mirë, paketimi i gjelbër i lavdishëm tani është i riciklueshëm*.
– Me përdorim të rregullt, ndihmon në zbutjen e pamjes së lëkurës së vrazhdë
– Ndihmon në reduktimin e dukshëm të shfaqjes së njollave
– Teksturë freskuese
– I pershtatshem per lekurat me njolla dhe te ndjeshme
– Certifikuar nga Shoqëria Vegane
– I testuar dermatologjikisht
*Aty ku lejojnë objektet lokale
“
Të gjithë përbërësit
Aqua/Water/Eau, Glycerin, Propanediol, Acrylates/Beheneth-25 Methacrylate Copolymer, Phenoxyethanol, Tapioca Starch, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil/Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, Salicylic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Citrus Paradisi Fruit Extract/Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Hydrolyzed Algin, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Limonene, Citral, Zinc Sulfate, Linalool, Polymethylsilsesquioxane, Citronellol, Leptospermum Petersonii Oil, Tocopherol, Caramel, CI 19140/Yellow 5, CI 42090/Blue 1, CI 60730/Ext. Violet 2.
Përdorimi i produktit:
1. Filloni me larësin tonë të fytyrës për pastrimin e lëkurës nga linja Tea Tree.
2. Më pas vazhdoni me tonerin tonë për pastrimin e lëkurës nga linja Tea Tree.
3. Pak para gjumit, dy ose tre herë në javë, merrni një sasi sa një kokërr bajame nga maska jonë e
natës për pastrimin e lëkurës nga linja Tea Tree dhe lëmoni atë në të gjithë lëkurën e thatë dhe të
pastër. Lëreni të veprojë gjatë natës dhe shpëlajeni në mëngjes. Sigurohuni që të shmangni zonën e
syve.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara