status:
Tapet për rërë maceje, Paws & Whiskers, Freon, shumëngjyrësh, 40x60cm
| Numri i produktit: | ASG-200101833 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
€ 5 80
Përfshinë TVSH 18%
Keni pyetje rreth produktit?
Thuaju lamtumirë dyshemeve të pista me Tapetin tonë për rërë maceje!
A je lodhë duke pastru vazhdimisht pas kutisë së rërës së maces? Mos kërko më tej! Tapeti ynë për rërë maceje është këtu për me ta lehtësu jetën dhe me i mbajtë dyshemetë e pastra e të rregullta.
Mbaje dyshemenë të pastër dhe macen të lumtur
Tapeti ynë për rërë maceje është dizajnu me mendje për ty dhe macen tënde. Materiali 100% PVC është jo vetëm i qëndrueshëm, por edhe shumë efektiv në kapjen dhe mbajtjen e rërës. S’ka më kokrra të vogla që shpërndahen gjithandej shtëpisë!
Pa rrëshqitje dhe pa lëvizje
Me pjesën e poshtme antirrëshqitëse, tapeti qëndron fort në vend, edhe gjatë përdorimeve më energjike të kutisë së rërës. Mund të jesh i qetë që macja nuk do ta hedhë tapetin nëpër dhomë pa dashje.
I lehtë për pastrim, i lehtë për dashni
Pastrimi pas maces kurrë s’ka qenë më i lehtë. Thjesht fut tapetin në lavatriçe në 30 °C dhe del si i ri. S’ka më nevojë për fërkim ose larje me dorë! Kujdes, mos përdor zbardhues sepse mund të dëmtojë materialin.
Detaje teknike:
- Lloji i produktit: Tapet për rërë maceje
- Materiali: 100% PVC
- Madhësia: 40 x 60 cm
- Pjesa e poshtme antirrëshqitëse për stabilitet
- I larë në lavatriçe në 30 °C
- Mos përdor zbardhues për pastrim
Investo në Tapetin tonë për rërë maceje dhe thuaju lamtumirë rrëmujës së rërës. Dyshemetë do të të falënderojnë, e macja do ta vlerësojë ambientin e pastër dhe të rehatshëm. Porosite tani dhe provo ndryshimin vet!
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara