status:
Qilim kadife, shumëngjyrësh, 80x120cm, Conceptum Hypnose, ELS626
| Numri i produktit: | ASG-200101108 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
€ 20 50
Përfshinë TVSH 18%
-29 %
Keni pyetje rreth produktit?
Transformo Hapësirën Tande me Qilimin Luksoz Kadife
Përmirëso ambientin e shtëpisë tande me qilimin tonë të mrekullueshëm kadife, 80 x 120 cm. I punuar prej pëlhure 100% kadife, ky qilim sjell elegancë dhe sofistikim, duke e ngritë menjëherë çdo dhomë ku vendoset. Lartësia e butë e grumbullit prej 9 mm ofron ndjesi të butë dhe komode nën këmbë, ndërsa pjesa e poshtme antirrëshqitëse siguron siguri dhe stabilitet.
Komoditet dhe Qëndrueshmëri e Pakrahasueshme
Shijo komoditetin maksimal me qilimin tonë kadife. Baza 100% pambuk i shton luks, ndërsa lartësia e sfungjerit prej 4.5 mm rrit efektin e butësisë. Me lartësi totale prej 13.5 mm, ky qilim ofron një përvojë të këndshme që s’do të duash me u largu prej hapësirës tande.
Dizajn Modern dhe Mirëmbajtje e Lehtë
Me printim digjital 3D të mrekullueshëm, qilimi ynë kadife i shton art dekorit të shtëpisë. Ndërtimi i endur siguron qëndrueshmëri, duke e bërë të përshtatshëm edhe për zona me qarkullim të madh. Pastrimi është shumë i lehtë sepse produkti mund të lahet në makinë. Thjesht përdor programet e larjes së butë në 30-40 gradë për një qilim të pastër dhe të freskët.
Detaje Teknike:
- Madhësia: 80 x 120 cm
- Pesha: 1435 gr/m²
- Veti antibakteriale për ambient të pastër
- Pjesa e poshtme antirrëshqitëse për siguri shtesë
- Pesha e grumbullit të sipërm: 140 gr/m² për ndjesi luksoze
- Mund të lahet në makinë për mirëmbajtje të lehtë
- Mos përdor kimikate të forta ose zbardhues për pastrim
- Mos e pastroni në të thatë ose ekspozoni në diell direkt
- Për përdorim më të gjatë, mos e thani produktin në tharëse
Freskoje hapësirën tënde me qilimin tonë kadife dhe përjeto kombinimin perfekt të komoditetit, stilit dhe qëndrueshmërisë.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara