status:
Qilim (80 x 120) Conceptum Hypnose, ELS522
| Numri i produktit: | ASG-200100620 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
€ 20 50
Përfshinë TVSH 18%
-29 %
Keni pyetje rreth produktit?
Transformo Hapësirën Tande me Qilimin Luksos të Kadifes
Përmirëso ambientin e shtëpisë tande me qilimin tonë të mrekullueshëm 80 x 120 cm prej kadifeje. I punuar me 100% material kadife, ky qilim shfaq elegancë dhe sofistikim, duke e ngritë menjëherë çdo dhomë ku vendoset. Lartësia e grumbullit prej 9 mm ofron ndjesi të butë dhe komode nën këmbë, ndërsa pjesa e poshtme antirrëshqitëse siguron siguri dhe stabilitet.
Komoditet dhe Qëndrueshmëri e Pakrahasueshme
Shijo komoditetin maksimal me qilimin tonë të kadifes. Pjesa e poshtme prej 100% pambuku i jep një ndjesi luksoze, ndërsa sfungjeri me lartësi 4.5 mm e rrit efektin e butësisë. Me një lartësi totale prej 13.5 mm, ky qilim ofron një përvojë të këndshme që s’do të duash me u largu prej hapësirës tande.
Dizajn Modern dhe Mirëmbajtje e Lehtë
Me printim digjital 3D të bukur, qilimi jonë i kadifes i shton një prekje arti dekorit të shtëpisë. Ndërtimi i endur siguron qëndrueshmëri, duke e bërë të përshtatshëm për zona me qarkullim të madh. Pastrimi është shumë i lehtë pasi produkti mund të lahet në makinë. Thjesht përdor programet e larjes delikate në 30-40 gradë për një qilim të pastër dhe të freskët.
Detaje Teknike:
- Madhësia: 80 x 120 cm
- Pesha: 1435 gr/m²
- Veti antibakteriale për një ambient higjienik
- Pjesa e poshtme antirrëshqitëse për siguri shtesë
- Pesha e grumbullit të sipërm: 140 gr/m² për ndjesi luksoze
- Mund të lahet në makinë për mirëmbajtje të lehtë
- Shmang përdorimin e kimikateve të forta ose zbardhues për pastrim
- Mos e pastro në tharëse kimike ose mos e ekspozo në diell të drejtëpërdrejtë
- Për përdorim më të gjatë, mos e thaj produktin në tharëse
Freskoje hapësirën tënde me qilimin tonë të kadifes dhe përjeto kombinimin perfekt të komoditetit, stilit dhe qëndrueshmërisë.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu