status:
Tapet banjoje, formë avokado, Mijolnir, Zavoka, 60x100cm
| Numri i produktit: | ASG-200062366 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
3 |
| Transporti: |
|
€ 29 00
Përfshinë TVSH 18%
-26 %
Keni pyetje rreth produktit?
Përjeto rehati dhe luks maksimal me tapetin tonë për banjo 100% poliester!
Shkeli prej dushit mbi një sipërfaqe të butë dhe të trashë që të bën me u ndje sikur po ecën mbi re. Tapeti jonë është dizajnuar për me të ofru rehati dhe relaksim maksimal, duke e bërë rutinën tënde të përditshme më të këndshme.
Thuaju lamtumirë baktereve dhe mirëseardhje pastërtisë dhe shëndetit në banjo!
Tapeti jonë nuk është vetëm i butë dhe komod, por është edhe antibakterial. Kjo do të thotë që ndihmon me e mbajt banjon të pastër dhe higjienike, duke siguru një ambient të shëndetshëm për ty dhe familjen tënde.
Qëndro i sigurt me pjesën e poshtme antirrëshqitëse!
Jo më rrëshqitje në dyshemenë e lagur të banjos! Tapeti jonë ka pjesë të poshtme antirrëshqitëse që të ofron stabilitet dhe parandalon aksidentet. Mundesh me dalë prej dushit me plot vetëbesim, duke ditë që je i sigurt.
I lehtë për tu pastruar dhe mirëmbajtur për komoditetin tënd!
E dimë që pastrimi dhe mirëmbajtja e tapetit mund të jetë lodhëse. Prandaj tapeti jonë mund të lahet në lavatriçe, duke e bërë shumë të lehtë për ta mbajt të pastër dhe të freskët. Thjesht futeni në lavatriçe në 30 °C dhe del si i ri.
Detaje teknike:
- Materiali: 100% poliester
- Madhësia: 60 x 100 cm
- Pesha: 700 gr/m²
- Ngjyra: E bardhë, e gjelbër dhe e zezë
- Lahet në lavatriçe në 30 °C
- Mos përdor zbardhues ose klor për pastrim
Përmirëso përvojën tënde në banjo me tapetin tonë luksoz dhe praktik. Porosit tani dhe ktheje rutinën tënde të përditshme në një përvojë relaksuese dhe të këndshme!
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara