status:
Tigan me shtresë graniti, ngjyrë e zezë, Hermia Concept BLN 3014, 28cm
Numri i produktit: | ASG-200040779 |
---|---|
Disponueshmëria: |
1 |
Transporti: |
FALAS
|
€ 57 00
Përfshinë TVSH 18%
-15 %
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
Përjeto Gatuarjen Perfekte me Tiganin tonë 100% me Shtresë Graniti!
A je lodhë prej tiganëve të vjetër që ta prishin qejfin e gatimit? Mos kërko më tutje! Tigani ynë 100% me shtresë graniti është këtu për me ta ndryshu kuzhinën dhe me t’i ngritë aftësitë e tua të gatimit në nivel tjetër.
Liro Krijimtarinë tënde Kulinarike
Me dizajnin e vet modern dhe stil, tigani jonë jo vetëm që e zbukuron kuzhinën tënde, por edhe të ofron përvojë të përsosur të gatimit. Madhësia prej 28 cm është ideale për gatimin e shumëllojshëm të ushqimeve, prej skuqjeve të shpejta deri te petullat e shijshme.
Qëndrueshmëri dhe Efikasitet i Pakrahasueshëm
I punuar me materiale të cilësisë më të lartë, ky tigan është i ndërtuar për të zgjatur. Shtresa 100% graniti siguron qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke e bërë rezistent ndaj gërvishtjeve dhe konsumit. Thuaju lamtumirë tiganëve të dobët që e humbin vetinë jo-ngjitëse pas disa përdorimeve. Tigani jonë garanton performancë afatgjatë, duke të lejuar të gatuash me besim për vite të tëra.
Pastrimi dhe Mirëmbajtja pa Mundim
E dimë sa e lodhshme është pastrimi pas një ushqimi të shijshëm. Prandaj tigani jonë është i përshtatshëm për larje në enëlarëse, duke të kursyer kohë dhe mund. Nuk ka më nevojë për fërkim apo lënien në ujë për orë të tëra! Për më tepër, mund ta përdorësh edhe në mikrovalë për ngrohje të ushqimit, duke e bërë një shtesë shumë funksionale për kuzhinën tënde.
Detaje Teknike:
- Lloji i produktit: Tigan
- Veçori: 100% me shtresë graniti
- Madhësia: 28 cm
- Për zjarr induksioni: Jo i përshtatshëm
- I përshtatshëm për enëlarëse
- I përshtatshëm për mikrovalë
- Ngjyra: E zezë
Përmirësoje gatimin tënd sot me tiganin tonë 100% me shtresë graniti. Porosite tani dhe përjeto kënaqësinë e gatimit dhe pastrimit pa mundim!
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu