status:
Këndare Atelier del Sofa, Bubble Corner (L1-O1-1R-Puf), ngjyrë gri
| Numri i produktit: | ASG-200031366 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
|
| Brendi | Other |
€ 1,576 00
Përfshinë TVSH 18%
-5 %
Keni pyetje rreth produktit?
Transformo hapësirën tënde të jetesës me këtë këndare elegante dhe shumëfunksionale
Po kërkon me i shtu një prekje elegance dhe rehatie shtëpisë? Kjo këndare është zgjedhja perfekte. Me dizajn modern dhe ndjesi luksoze, kjo këndare do të bëhet pika kryesore e dhomës së ndejës.
Përjeto rehati dhe mbështetje maksimale
Këndarja ka kornizë të fortë nga druri i ahut dhe paneli i drurit të presuar, që siguron qëndrueshmëri dhe stabilitet për shumë vite. Shkumëza 28 DNS për pjesën e shpinës ofron rehati të jashtëzakonshme, ndërsa kombinimi i puplave 24 DNS dhe sustave në mes të ulëses siguron një eksperiencë të rehatshme dhe relaksuese.
Stil dhe funksionalitet i pakrahasueshëm
Me ngjyrë të fortë gri dhe stil skandinav, kjo këndare përshtatet lehtë në çdo dekor të brendshëm. Qoftë që ke stil modern apo tradicional, kjo këndare i shton elegancë hapësirës tënde.
Komoditet në dorën tënde
Sistemi i këndares vjen me shpinë dhe krah të heqshëm manualisht, që mund ta përshtasësh sipas dëshirës. Jastëkët e ulëses dhe të shpinës janë të fiksuar për një pamje të rregullt, ndërsa materiali i pëlhurës mund të pastrohet në thatësi, duke e bërë mirëmbajtjen shumë të lehtë.
Detaje teknike:
- Kornizë: Dru ahu / Panel druri i presuar
- Pëlhurë: 100% Poliester
- Shkumë: 28 DNS shkumë e butë gri / 24 DNS pupla / Susta në mes për ulëse, 60% shkumë e copëtuar / 40% shkumë silikoni për shpinë
- Këmbë: Këmbë plastike të zeza mat
- Përmasat: Gjatësia: 288 cm x 190 cm, Gjerësia: 95 cm, Lartësia: 75 cm
- Thellësia e ulëses: 65 cm
- Thellësia e krahut: 60 cm
- Ngjyra: Gri
Përmirëso hapësirën tënde me këtë këndare dhe shijo kombinimin perfekt të stilit, rehatisë dhe funksionalitetit.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu
Produkte të shikuara