status:
Raft librash Evergin me sirtarë, MDF, ngjyrë lisi, 100x30x135cm
Numri i produktit: | PAW-200007253 |
---|---|
Disponueshmëria: |
10 |
Transporti: |
FALAS
|
€ 123 00
Përfshinë TVSH 18%
-17 %
Paguaj me kredi nga bankat
Keni pyetje rreth produktit?
A po kërkon një raft librash që të ndihmon me organizimin e librave dhe njëkohësisht i jep stil hapësirës tënde? Evergin është këtu për me sjellë freski në dhomën tënde, duke kombinu estetikën me funksionalitetin praktik.
Karakteristikat teknike:
- I prodhuar nga MDF cilësor me veshje të qëndrueshme melamine (trashësi 15mm).
- Ka katër rafte, të ndara në dhjetë ndarje për organizim optimal të librave dhe dekorimeve.
- Ofruar në ngjyrë të ngrohtë lisi.
Përmasat e produktit:
- Gjatësia: 100 cm
- Gjerësia: 30 cm
- Lartësia: 135 cm
Informata për materialin:
- MDF (Fibër e Mesme e Dendësisë): MDF është një produkt druri i prodhuar duke kompresuar fibra druri me rrëshira nën presion dhe temperaturë të lartë. Është më i dendur dhe më i qëndrueshëm se chipboard dhe rezistent ndaj thithjes së lagështisë.
- Melaminë (LPB): LPB (Melaminë me Presion të Ulët) është material sintetik që përdoret gjerësisht për veshjen e sipërfaqeve në prodhimin e mobilieve. Aplikohet mbi MDF ose OSB për të krijuar sipërfaqe të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje.
Udhëzime për mirëmbajtje:
- MDF: Pastrohet me një leckë të butë dhe të thatë për të larguar pluhurin dhe papastërtitë. Për njolla, përdor një leckë të lagur me ujë të vakët dhe sapun të butë. Fshij lehtë derisa të largohet njolla, pastaj thahe mirë sipërfaqen. MDF është i ndjeshëm ndaj lagështisë, prandaj shmang ekspozimin e gjatë ndaj ujit. Mos përdor pastrues të fortë ose kimikate sepse mund të dëmtojnë sipërfaqen.
- Melaminë (LPB): Përdor një leckë të butë me ujë të vakët dhe sapun të butë për të larguar njollat. Fshij sipërfaqen lehtë derisa të pastrohet. Edhe melamina është e ndjeshme ndaj lagështisë, prandaj mbroje nga kontakti i drejtpërdrejtë me ujin.
Shënime:
- Produkti dorëzohet i pa montuar, në paketimin origjinal të fabrikës, me udhëzues të detajuar për montim të përfshirë.
- Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shfaqet në ekran për shkak të ndriçimit ose cilësimeve të monitorit.
Informacionet mbi produktin mund të përmbajnë pasaktësi apo gabime teknike. Për çdo paqartësi ose pyetje, ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj klientit.
Regjistrohu