POSTA FALAS nga DHL

status:

Aksesorë

Aksesorë është përmbledhja e veglave dhe pajisjeve që ta bëjnë jetën me qenin ma të lehtë, ma të sigurt dhe ma argëtuese. Kjo kategori u shërben atyre që sapo kanë marrë një këlysh, por edhe familjeve që kanë pasur qen prej vitesh dhe kërkojnë zgjidhje më të mira për ecje, ushqim, lojë e kujdes të përditshëm. Qëllimi është i thjeshtë: të zgjedhësh gjërat që i përshtaten zakoneve të përditshme të qenit dhe stilit tënd të jetesës, pa kompliku me pajisje të panevojshme.

Në fillim mendo për bazat e shëtitjes: qafa ose shtrënguese gjoksi, dhe litar i qëndrueshëm. Matja e qafës dhe gjoksit para blerjes është thelbësore, sepse përshtatja e saktë rrit rehati dhe siguri. Për qentë që tërheqin shumë, një shtrënguese me pikë kontrolli në gjoks mund të ndihmojë në trajnim pa i shkaktuar dhimbje. Materiali bën diferencë: najloni është praktik dhe i lehtë për mirëmbajtje, ndërsa lëkura është e fortë dhe komode me kalimin e kohës. Shiko për jastëkime në zonat ku ka fërkim dhe për detaje reflektuese, sidomos nëse ecjet i bëni në mbrëmje. Mos harro edhe kapëset metalike cilësore dhe një gjatësi litari që të jep kontroll pa kufizu lirinë e lëvizjes.

Ushqyerja dhe hidratimi në mënyrë të rregullt kërkojnë enë të përshtatshme. Tasat me fund antirrëshqitës ruajnë pastërtinë rreth e rrotull, ndërsa ato të tipit “slow feeder” mund të ndihmojnë qentë që hanë shpejt. Për jashtë shtëpisë, një shishkë me tas të palosshëm është super praktike. Pastaj vjen loja dhe stimulimi mendor: lodrat e qëndrueshme për kafshim dhe ato me puzzle e harxhojnë energjinë e tepërt dhe ulin mërzinë në shtëpi. Gjithmonë kontrollo nëse materiali është i sigurt, pa kimikate të dëmshme, dhe zgjidh fortësinë sipas fuqisë së nofullës së qenit tënd. Për kujdesin ditor, një brushë sipas llojit të qimeve dhe një dorezë për heqjen e qimeve nga rrobat do të të kursejnë kohë dhe nerva.

Komoditeti në shtëpi dhe në udhëtim është tjetër pjesë që bën diferencë. Një shtrat me mbushje të mjaftueshme, me mbulesë të heqshme e të larë lehtë, i jep qenit vendin e vet për pushim dhe ty mirëmbajtje më të thjeshtë. Për makinë, mendo për mbulesë ndenjëse dhe rrip sigurie të dedikuar, që e mbajnë qenin të qetë dhe të mbrojtur gjatë rrugës. Në ditë me shi apo borë, një mantil i papërshkueshëm nga uji dhe këpucëza mbrojtin putrat nga kripa dhe zhavorri. Në verë, zgjidh pajisje ftohëse si shall i lagështueshëm ose tapet freskues. Në fund, bli sipas nevojës: nis me bazat e mira, shiko si po funksionojnë në përditshmëri dhe shto gjëra të reja vetëm kur e sheh që i shërbejnë vërtet mënyrës si jeton ti me qenin tënd.

Shkarkoni aplikacionin e Foleja

Eksploro botën e blerjeve online me një përvojë të thjeshtë me aplikacionin foleja.